LAJMI I FUNDIT:

Rritet kufizimi i vjetërsisë së automjeteve të importuara nga 10 në 15 vjet

Rritet kufizimi i vjetërsisë së automjeteve të importuara nga 10 në 15 vjet

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës ka vendosu të martën që bashkë me bartjen e automjetit kur shitet të bartet tek pronari i ri edhe regjistrimi i mbetur. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj. Po ashtu ky komision ka vendosur që kufiri i vjetërsisë për import të automjeteve të vjetra nga 10 të rritet në 15 vjet.

Ai në profilin e tij, në Facebook ka bërë të ditur se është votuar edhe liberalizimi i tregut për kontrollet teknike, shkruan Telegrafi.

“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe regjistrimi i mbetur. Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike. Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës, e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. Po ashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike”, ka bërë ët ditur ai.


Lajm i mirë për qytetarët, është edhe rritja e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve të importuara në 15 vjet, por që kjo duhet të votohet në Seancën plenare të Kuvendit

“Është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet! Jam i bindur se këto amendamente do ta marrin mbështetjen edhe në Seancë Plenare”, ka shkruar Nitaj, i cili është Kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

Ekonomi
Kalo në kategori