Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi u ka uruar studentëve dhe profesorëve vitin e ri akademik.
Ministri Bytyqi në urimin për vitin e ri akademik thekson se zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit varet nga ajo se çfarë kuadrosh do të ketë në të ardhmen, andaj uroi që universitetet të përgatisin kuadro për të ardhmen, duke ofruar programe atraktive e cilësore konform kërkesave të tregut të punës.
Publikimi i plotë i Bytyqit:
“Të dashur studentë dhe profesorë,
Uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrijmë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe konkurrent në tregun evropian dhe më gjerë.
Padyshim që zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit , varet nga ajo se çfarë kuadrosh do të kemi në të ardhmen, andaj uroj që universitetet tona përkatësisht fakultetet të përgatisin kuadro për të ardhmen, duke ofruar programe atraktive e cilësore konform kërkesave të tregut të punës.
Studentët tanë kanë pasur edhe një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës: ta bëjnë këtë vend të lirë dhe të pavarur. Prandaj, ata, bashkë me profesorët e tyre iu kanë prirë proceseve të rëndësishme.
Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara.
MAShT në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po krijon hapësira bashkëpunimi me institucionet prestigjioze ndërkombëtare, gjë që padyshim do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, si parakusht për integrimin e vendit në hapësirat evropiane të arsimit të lartë.
Ministria e Arsimit është e angazhuar dhe përkushtuar që të ofroi mbështetje të vazhdueshme në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për një arsim sa më cilësorë në Kosovë.
Të dashur studentë dhe profesorë,
Uroj që puna juaj në të ardhmen të jetë bazë e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës!”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale