Në dy ditët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në dy lokacione të ndryshme janë konfiskuar dy armë.
Rasti i parë i konfiskimit të një pushke automatike ndërlidhet me informacionin e pranuar ditë më parë se i dyshuari F. B. 28 vjeçar posedonte armë pa leje, ku pas një hetimi të mirëfilltë me datën 29 shtator 2018, i dyshuari ka vetëdorëzuar armën.
Ndërsa, rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është raportuar në orët e pasdites së datës 30 shtator 2018, në zonën e Vushtrrisë, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe kanë arrestuar të dyshuarin G. K., 43 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, nga i njëjti është konfiskuar një armë të llojit pistoletë.
Dy personat e dyshuar pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës”. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot riga shiu e shkarkime rrufesh
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë