Njohësi i çështjeve juridike dhe njëri nga pjesëmarrësit në hartimin e Kushtetutës, Riza Smaka, përjashton çdo mundësi që marrëveshja përfundimtare me Serbinë, nëse eventualisht arrihet, të konsiderohet e përfunduar vetëm pas nënshkrimit nga presidenti, pa u ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Marrëveshja apo çështja për kufij është shprehimisht eksplicite e precizuar si juridiksion, kompetencë e Kuvendit, prandaj këtu nuk ka kurrfarë mundësie që të bëhet çfarëdo shmangie që të mos ratifikohej nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Smaka në një prononcim për Ekonomia Online.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka autorizim për të formuluar dispozita përpos të dhënies së shpjegimit kuptimplotë të dispozitës ekzistuese. Ajo është shprehimore, kështu që ajo nuk vjen kurrsesi në shprehje e as nuk mund të vijë në shprehje”, ka shtuar ai.
Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës i cili përcakton mënyrën e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e ka befasuar Smakën, pasi vlerëson se kjo dispozitë është krejtësisht e qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë.
Sipas këtij neni, Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për disa çështje dhe mbi të gjitha për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake.
Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Smaka, ka thënë se tani Kushtetuesja nuk ka çfarë të sqarojë pasi gjithçka e thotë qartë Kushtetua.
“…Për mua është pak a shumë befasuese pse ka kërkuar përderisa ajo dispozitë është plotësisht e qartë dhe në bazë të saj dispozite është miratuar ligji”, vlerëson Smaka.
“Ekziston ligji aplikativ për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, prandaj nuk e di tash Gjykata Kushtetuese çfarë ka për të thënë pos asaj që është thënë në Kushtetutë, më detajisht edhe në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare”, është shprehur ai.
Në kohën kur po flitet se është afruar koha e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve.
Presidenti kosovar ka prezantuar idenë e tij për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, përmes procesit që ai e quan “korrigjim i kufirit” me Serbinë.
Thaçi ka mohuar mundësinë e dhënies në këmbim të komunave veriore të Kosovës apo resursve të pasura si Liqeni i Gazivodës apo Trepça.
Duke folur rreth kësaj mundësie, Smaka thotë se bashkëngjitja e Luginës së Preshevës do të ishte ideale dhe shumë e dëshiruar.
Kjo për arsye se, sipas tij, shqiptarët në atë pjesë të Serbisë nuk kanë kurrëfarë të drejtash, por vlerëson se megjithatë ajo është çështje për të cilën duhet të dakordohen të dyja shtetet.
Smaka e sheh të domosdoshme që Serbia së pari ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, e pastaj të disktuohet për korrigjim të kufirit apo çështje tjera.
Para se kjo të ndodhë, sipas Smakës, të gjitha diskutimet e rreth këtyre çështjeve bëhen për konsum politik.
“Para se Serbia ta njoh Kosovën për shtet të pavarur, këto janë vetëm floskula politike ditore që mund të lansohen për qëllimet e caktuara. Sot për sot, Serbia e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të saj, Serbia me Kushtetutën e saj hegjemoniste Kosovën e konsideron qark, krahinë. Serbia duhet ta njohë Kosovën e më pastaj të zhvillohen këto procese politike që mund të jenë në këtë variant, atë variantë etj”, theksoi Smaka.
Ai beson se shteti serb nuk ka rrugë tjetër, pos ta njoh pavarësinë e Kosovë, sepse vlerëson se Bashkimi Evropian nuk pranon si anëtarë vende që kanë çështje të hapura dhe probleme mes vete.
Smaka ka bërë thirrje që çështja e të zhdukurve, dhunimeve, dëmeve, pasurisë së Kosovës në ish-Jugosllaivë patjetër të trajtohen në pjesën e mbetur të dialogut me Beogradin në Bruksel.
Madje, ai shprehet i harme të gjithë bartësit e dialogut që nga shpallja e pavarësisë, pse këto tema nuk janë biseduar deri më tash.
“Kjo është një temë shumë delikate dhe sensitive që ia shoh për të madhe varg e vijë prej kryeministrit të parë prej shpalljes së pavarësisë deri në ditën e sotme. Kjo është çështje pa të cilën nuk mund të diskutohet më tutje. Nuk do të duhej që autoritetet e Kosovës të bënin koncesione në këtë pikë, do duhej që parakushti i të gjitha parakushteve kjo”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje