Delegacioni kosovar i cili është duke qëndruar në Shtetet të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka shkuar pa një qëndrim unik rreth çështjes më të rëndësishme aktuale të Kosovës, dialogun me Serbinë. Gjithashtu këto takime po kthehen më shumë në qëllime për postime fotografish në rrjetet sociale për konsum të brendshëm ditor.
Kështu ka vlerësuar në një prononcim për Telegrafin, Jeta Krasniqi nga KDI e cila thekson se diplomacia kosovare duhet të ndërtojë një strategji të mirëfilltë të lobimit për promovimin e shtetit të Kosovës dhe mbështetjes së interesave të saj.
Përfaqësuesja e KDI-së, Krasniqi tha se lidershipi kosovar po dëshmon papjekuri politike në ndërtimin e miqësive dhe mbështetjes ndërkombëtare.
“Ajo që është edhe më shqetësuese dhe serioze në këtë vizitë të delegacionit kosovar në Nju Jork, është që liderët kosovarë kanë shkuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pa një qëndrim unik rreth çështjes më të rëndësishme aktuale të Kosovës, dialogun me Serbinë. Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj kanë qëndrime të ndryshme rreth korrigjimit të kufijve si pjesë e një marrëveshjeje potenciale me Serbinë. Lidershipi kosovar po dëshmon papjekuri politike në ndërtimin e miqësive dhe mbështetjes ndërkombëtare duke artikuluar interesa dhe qëndrime të ndryshme të shtetit të Kosovës dhe rrjedhimisht edhe mungesë të seriozitetit të shtetit të Kosovës. Pasi qëndrimi i Kosovës është duke u artikuluar nga këta liderë, të cilët sillen të pavarur nga njëri-tjetri, a thua se përfaqësojnë shtete të ndryshme”, potencoi ajo.
Krasniqi vlerëson javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si një mundësi të mirë, pasi që për Kosovën që nuk është anëtare e OKB-së, mund të ketë mundësinë për të takuar përfaqësues të shumë shteteve mike dhe shteteve që ende nuk e njohin Kosovën.
“Diplomacia kosovare duhet të ndërtojë një strategji të mirëfilltë të lobimit për promovimin e shtetit të Kosovës dhe mbështetjes së interesave të saj, ku do të përcaktoheshin qartazi qëllimet që diplomacia kosovare i synon dhe mënyrën e ndërtimit të përkrahjes ndërkombëtare për arritjen e këtyre qëllimeve”, ka thënë ajo.
Sipas saj, pritej që liderët kosovarë të shkonin në Nju Jork me një plan të mirëfilltë dhe agjendë serioze të takimeve, e jo me një diplomaci ad hoc dhe amatore.
Ajo tha se këto takime po kthehen më shumë në qëllime për postime fotografish në rrjetet sociale për konsum të brendshëm ditor.
“Këto takime po kthehen më shumë në qëllime për postime fotografish në rrjetet sociale për konsum të brendshëm ditor për të reklamuar takimet e realizuara, në raste të caktuara duke u kthyer edhe në situata qesharake dhe incidente diplomatike duke kompromentuar edhe vet imazhin e diplomacisë së shtetit të Kosovës”, tha Krasniqi.
Ndryshe, në SHBA janë duke qëndruar presidenti Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të cilat kanë nisur të martën, ku pjesëmarrës janë 140 liderë botërorë nga mbarë bota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?