Dita e fundit e fushatës për referendumin, partitë vazhdojnë takimet me qytetarët
Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin marrëveshjen me Greqinë në referendumin e 30 shtatorit, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.
Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive, të cilat dje kanë mbajtur takime me qytetarët.
PDSH dje në kuadër të fushatës për përkrahjen e referendumit të 30 shtatorit, mbajti tubimin e radhës në Çellopek të Komunës së Bërvenicës.
Në fjalimin e tij kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, vlerësoi se është jetike që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Ai bëri thirrje që të jepet kontribut në integrimin e vendit dhe të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore, duke ftuar qytetarët që më 30 shtator të dalin të votojnë “PËR NATO dhe BE”.
BDI ka qëndruar në Komunën e Vrapçishtit ku banorëve të fshatrave të cilët gravitojnë në këtë komunë i është kërkuar që të votohet me 30 shtator “për Maqedoninë në NATO”.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se duhet mbledhur të gjitha forcat, opozitë dhe pozitë pasi ky është projekt i përbashkët për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Besoj se më 30 shtator, ky referendum do të jetë i suksesshëm. Ka nga ata skeptik që thonë se nuk do të jetë i suksesshëm. Më 30 shtator ne themi të votojmë për marrëveshjen, që është dakorduar bashkë dhe dyert janë të hapura për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Pasi të dal kjo marrëveshje në Gazetën Zyrtare fillon ratifikimi i kësaj marrëveshje në Parlamentin e Greqisë dhe fillon ratifikimi i kërkesës për anëtarësim të Maqedonisë për në NATO. Në qershor të vitit të ardhshëm fillojnë edhe bisedat për anëtarësim në Bashkimin Evropian” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
LSDM-ja dje ka qëndruar në Krushevë, prej ku kryetari i kësaj partie Zoran Zaev, tha se më 30 shtator pritet vendim i guximshëm për të ardhmen e Maqedonisë.
Zaev theksoi se vendimi që ka marrë dhe marrëveshja që ka arritur me Greqinë janë me vlera për gjeneratat e ardhshme. Ai shtoi se qytetarët janë të detyruar që pasardhësve t’u sigurohen kushte për jetë më të mirë.
Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa pritet që sot të mbajnë takimet përfundimtare me qytetarët në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit