LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Blakaj deshi ta njolloste UÇK-në, qëllimi i tij ishte të bëhet deputet i LDK-së (Video)

Berisha: Blakaj deshi ta njolloste UÇK-në, qëllimi i tij ishte të bëhet deputet i LDK-së (Video)

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se prokurori Elez Blakaj ka qenë një person që nukka qenë i njohur në Istog.

“Pas lufte askush në Istog nuk e ka përfill Elez Blakajn, për asgjë. Ai ka arritur të vijë në Prishtinë dhe të bëhet prokuror dhe ka filluar të japë disa dënime, të hap aktakuza duke i hyrë vetja në qejf”, tha ai.

Berisha, ka thënë në “Dossier D” në RTV Dukagjini, se Blakaj gabimin më të madh e ka bërë që ka hyrë të njollos UÇK-në.


“Dikur ka filluar të marrë në pyetje edhe ndonjë komandant, për ndonjë matrapazllëk. Por, gabimin më të madh e ka bërë që ka hyrë të njollosë UÇK-në”.

Deputeti i AAK-së ka thënë se dyshon se qëllimi i Blakajt nuk ka qenë i mirë.

“Besoj se nuk ka pasur qëllim të mirë në këtë hetim”.

Berisha ka thënë se qëllimi përfundimtar i Blakajt ka qenë që me këto veprime të bëhet deputet i LDK-së.

“Blakajt i ka thënë dikush të marr këtë lëndë, dhe me këtë proces do t’i jep goditjen përfundimtare UÇK-së. Pastaj bëhesh njëfarë azgani në Kosovë dhe mbështillesh me flamurin amerikan. I kryen punët e Serbisë dhe tani kandidohesh në LDK dhe bëhesh deputet e personalitet në Kosovë”.

“Kështu ka ndodh me shumë njerëz në Kosovë”, shtoi më tej ai.

Berisha ka thënë se Blakaj familjarisht ka qenë në LDK.

“Blakaj ka qenë familjarisht në LDK, dhe ata kanë qenë gojëkëqij kundër UÇK-së”, tha deputeti i AAK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori