LAJMI I FUNDIT:

Tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacak në Shkup

Tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacak në Shkup

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor janë denoncuar tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacakë.

Në orën 01:50 në Stacionin Policor – Qendër, N.K (22) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.09.2018 rreth orës 23:30 në rrugën “Prolet” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e përparme të këmbës.


MPB sot bëri të ditur se mbrëmë në orën 20:20 në Stacionin Policor – Gazi Babë, M.V (54) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 18.50 në rrugën “Pehçevska” është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në pjesën e këmbës së djathtë.

Më 25.08.2018 në orën 11.30 në Stacionin Policor Gazi Babë, D.K (58) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.09.2018 në orën 20:00 në rrugën “Blloagoja Stevkovski” është sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar në këmbën e majtë./Telegrafi/