LAJMI I FUNDIT:

Deshi t’ia marrë hamburgerin, dënohet për sulm ndaj pulëbardhës

Deshi t’ia marrë hamburgerin, dënohet për sulm ndaj pulëbardhës

Policia e New Hampshire gjeti fajtor Nate Rancloes, pasi kishte goditur një pulëbardhë, e cila deshi t’i marrë hamburgerin me djathë që ishte duke e përgatitur.

Ai akuzohet nga policia për shkelmimin dhe lëndim të pulëbardhës, dhe do të paguajë një gjobë 124 dollarë, shkruajnë mediat amerikane.

Pas dëgjimit të dëshmitarëve okularë, policia e New Hampshire gjeti se Nate Rancloes goditi dhe pastaj plagosi pulëbardhën që u përpoq t’i marrë hamburgerin me djathë.


Ai tha se nuk kishte pasur për qëllim të plagosë pulëbardhën, por vetëm ta trembë.

Në pajtim me ligjet e shtetit federal New Hampshire, e cila ndodhet në Anglinë e Re në verilindje të SHBA-së, pulëbardhat janë kafshë të mbrojtura. /kp/Telegrafi/