Kultivuesit e mollës do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), përmes granteve investive dhe subvencioneve, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë së kësaj kulture e bashkë me këtë edhe rritjen e cilësisë. Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, në manifestimin tradicional “Dita e mollës 2018”, që u mbajt sot në fshatin Kovragë të komunës së Istogut, ku kanë marrë pjesë nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues të Shoqatës “Pema”, si dhe fermer të këtij rajoni.
Me këtë rast, zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, tha se përmes kushteve, të cilat po i krijojnë për prodhuesit vendorë dhe përmes granteve që po i japin për këta prodhues, po arrijnë që të rrisin prodhimtarinë bujqësore dhe cilësinë e saj.
“Përmes përkrahjes së projekteve në sektorin e pemëtarisë, tashmë kemi arritur që të lehtësojmë punën e fermerëve të kësaj ane, duke iu mundësuar atyre edhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella me mollë. MBPZHR-ja, sivjet në mbështetje të zhvillimit të kulturës së pemëve drufrutore, për kultivuesit e tyre ka ndarë subvencione prej 1,25 milionë euro dhe 2,5 milionë euro për grante investive”, tha zëvendësministri Krasniqi.
Ai tregoi se këtë vit, pemishtet me afër 150 hektarë mollë në Kovragë, pritet të sjellin rendiment prej mbi dy milionë kilogramë mollë.
Nënkryetari i komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, theksoi se kjo komunë në vazhdimësi i ka përkrahur prodhuesit bujqësor dhe këtë tha se po vazhdojnë ta bëjnë edhe gjatë këtij viti, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori.
Ndryshe, ky manifestim është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Istogut dhe Shoqata “Pema”.
Sipas të dhënave zyrtare, në gjithë territorin e Kosovës, sektori i pemëve përfshin një sipërfaqe prej 8785 hektarë, ndërsa vetëm me kulturën e mollës janë të mbjellë 2076 hektarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova