LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të mbathja çorapet, lëre më të bëja seks”: Burri dikur në mbipeshë tregon ndryshimin e madh të tij (Foto)

“Nuk mund të mbathja çorapet, lëre më të bëja seks”: Burri dikur në mbipeshë tregon ndryshimin e madh të tij (Foto)

Një inxhinier i softuerit në mbipeshë fajëson rritjen e peshës së tij si faktor kryesor për prishjen e martesës së tij – sepse ai ishte “shumë i madh” për seks.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stephen Ringo, 38 vjeç, thotë se ai u bë aq i rëndë saqë ishte në një luftë edhe për të mbathur çorapët e tij, lëre më të “performonte” në dhomën e gjumit.


Dikur njeriu që peshonte rreth 180 kilogramë, përkatësisht në vitin 2016, hasi në probleme të marrëdhënieve me gruan e tij, për çka ai vendosi më në fund të rivlerësojë gjendjen e tij shëndetësore.

Dhe në vetëm dy vjet, ai ka arritur të largojë rreth 100 kilogramë.

“Është e drejtë të thuhet se pesha ime e shkatërroi martesën time”, tha Stephen, nga Johnson City, Tennesee.

“Ishte faktori më i madh, marrëdhëniet e mia me gruan time u përkeqësuan, ndërsa pesha ime u ngrit, unë isha në depresion dhe në atë masë, pesha ime e shtyu jetën time seksuale drejt dështimit”.

Ai tha se realitetin e hidhur e kuptoi saktësisht kur shkoi në një festë në Nju Jork, me ish-gruan e tij, në vitin 2012.

“Kur jeni në Nju Jork, ka shumë ecje. Pas një ecje në Central Park, u desh të ulesha në një bankë dhe të merrja frymë, për rreth gjysmë ore. Ndjeva një dështim”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori