LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në margjina të Asamblesë së Përgjithshme kërkon nga disa vende ta njohin Kosovën

Pacolli në margjina të Asamblesë së Përgjithshme kërkon nga disa vende ta njohin Kosovën

Në kuadër të takimeve që kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, po zhvillon me homologët e tij në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka takuar ndaras edhe dy ministra të jashtëm të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, respektivisht ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e jashtme të Ruandës, Louise Mushikiwabo.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar mbi të arriturat e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, evropiane dhe ndërkombëtare.

“Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e gjithëmbarshme të Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aktakuza për spiunazh: Foto, diagrame e skicime, si u munduan të akuzuarit të krijojnë narrativë të dëmshme për luftën e UÇK-së dhe spitalet për trafikim organesh

Aktakuza për spiunazh: Foto, diagrame e skicime, si u munduan të akuzuarit të krijojnë narrativë të dëmshme për luftën e UÇK-së dhe spitalet për trafikim organesh

Drejtësi
Hasani: Opozita e bashkuar mund të krijojë qeverinë, Kurti s’i ka numrat

Hasani: Opozita e bashkuar mund të krijojë qeverinë, Kurti s’i ka numrat

Lajme
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

Lajme
​Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen gjashtë vetura

​Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen gjashtë vetura

Kronika e Zezë
Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’

Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’

Lajme
Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim

Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim

Lajme
Kalo në kategori