Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka reaguar lidhur me Ligjin e përditësuar mbi Mbrojtjen e Konsumatorit duke thënë se në këtë Ligj ekzistojnë shumë hapësira për ndryshim.
Sipas tyre, neni 16, pika 8 i këtij Ligji, përkatësisht pjesa që parasheh etiketimin, paketimin dhe deklarimin e mallit, do të ketë kosto shtesë për konsumatorin.
Rrjeti thotë se ky nen nuk shfaq efekte pozitive për asnjë palët e përmendura në Ligj.
Reagimi i plotë:
Në muajin maj 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e përditësuar mbi Mbrojtjen e Konsumatorit me anë të cilit rregullohen dhe mbrohen të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë si dhe detyrimet e shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit.
Ky Ligj synon harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian. Për deri sa ky është nja hap pozitiv në procesion e harmonizimit të legjislacionit të Kosovës, ekzistojnë shumë hapësira për modifikim të neneve në mënyrë që ky Ligj të zbatohet nga të gjitha palët e përfshira.
Neni 16, pika 8 e Ligjit mbi Mbrojtjen e Konsumatorit parasheh që “Përveç kërkesave të përcaktuara në këtë nen dhe dispozitat e tjera të këtij ligji, shitësi detyrohet të tregoj origjinën e produktit edhe përmes vendosjes së një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit. Flamuri duhet të vendoset afër çmimit të shitjes apo çmimit për njësi”.
Ky nen i përfshirë nenkreun III – etiketimi, paketimi dhe dekalracioni i mallit, është shtuar me qëllim për të informuar konsumatorin kosovar në lidhje me prejardhjen e produktit, megjithatë ky informacion nuk do t’i jepet konsumatorit falas. Kostoja e etiketimit te produkteve me flamuj të origjinës së vendit, do të arrijë një shumë mbi 7 milionë euro vetëm për anëtarët e rrjetit, duke mos përfshirë të gjithë shitësit tjerë me pakicë.
Kjo kosto do të detyrojë shitësit që të ngritin çmimet e produkteve dhe konsumatori të paguajë në mënyrë indirekte për informacionin shtesë të cilin ky nen e fuqizon. Ky nen jo vetëm që nuk ka marr parasysh koston e vendosjes së etiketës së flamujve në produkte, por nuk e specifikon asnjë informatë shtesë në bazë të së cilës definohet prejardhja e produktit. Është e domosdoshme që ky Ligj të rregullohet me akte nen ligjore dhe udhëzime administrative të cilat do të marrin parasysh jo vetëm përfitimet por edhe dëmet nga të cilat do të preken konsumatorët, gjithashtu edhe shitësit.
Në anën tjetër, shtrohet pyetja se sa do ta edukojë dhe sa do të përfitojë konsumatori nga etiketimi i produkteve me flamuj? A e sheh konsumatori të arsyeshme të paguajë për një informatë shtesë sipas Ligjit të ri mbi Mbrojtjen e Konsumatorit?
Rrjeti i Shitësve me Pakicë shpreh shqetësim për nenin e lartpërmendur të Ligjit mbi Mbrojtjen e Konsumatorit pasi që nuk sheh efekte pozitive për asnjë palë të lartpërmendur. Anëtarët e rrjetit janë të hapur për çdo ankesë dhe bashkëpunim të mundshëm që do të ndikojë pozitivisht në edukimin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, por për të arritur një rezultat të suksesshëm duhen të merren parasysh edhe mundësitë për aplikimin e ligjeve të tilla nga ana e shitësve dhe interesat e konsumatorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'