LAJMI I FUNDIT:

Me projektin për përkujdesjen e personave të moshuar në Qendër janë përfshirë 89 familje

Me projektin për përkujdesjen e personave të moshuar në Qendër janë përfshirë 89 familje

Projekti “Përkujdesje për personat e moshuar në kushte të shtëpisë në komunë”, që funksionon në Komunën Qendër, do të përhapet me numër më të madh të shfrytëzuesve, është mirë të zbatohet edhe në komunat tjera duke pasur parasysh përfitimin e kësaj kategorie të qytetarëve.

Këtë e vlerësuan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carvoska, dhe Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe përfaqësues të organizatës qytetare “Humanizëm”, gjatë vizitës së sotme në një familje e cila merr ndihmë dhe shërbime të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me projektin janë përfshirë 89 persona të cilëve u nevojitet kujdes nga personat e tretë. Me ta punojnë persona të certifikuar për përkujdesje të cilët janë trajnuar për të dhënë ndihmë dhe mbështetje shfrytëzuesve.


“Këto projekte do t’i përhapim secilën vit që të përfshijmë numër sa më të madh të shfrytëzuesve dhe ky projekt të bëhet i njohur jo vetëm në Komunën Qendër, por edhe te komunat tjera. Me përhapjen dhe pasurimin e këtij projekti do të arrijmë deri te standardet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimin Evropian drejt të cilit po lëvizim dhe synojmë”, deklaroi Bogdanoviq.

Sipas Carovskës, në përgatitje është programi i ri për mbrojtje sociale, ndërsa pa shërbime adekuate në nivel lokal mund të arrihet mbrojtja sociale sepse qytetarëve u nevojitet kujdesi i ndryshëm.

“Komuna qendër ka popullsi të rritur dhe është shumë e rëndësishme që atyre qytetarëve të cilët nuk mund të marrim ndihmë në mënyrë tjetër në kushte të shtëpisë, ta marrin këtë ndihmë nga komuna dhe nga organizata qytetare ‘Humanizimi'”, theksoi Carovska.

Modeli i funksionimi të projektit bazohet në kujdesin e vazhdueshëm me vizita tre herë në javë dhe sigurimin e ndihmës nga dy orë për shfrytëzuesit. Punëtori social bën histori të nevojave parimore të shfrytëzuesve sipas të cilave zhvillohen aktivitet e punës së kujdestarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori