LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gratë jo mjaft të përfaqësuara në pozitat udhëheqëse

Maqedoni, gratë jo mjaft të përfaqësuara në pozitat udhëheqëse

Mbi 60 profesionistë nga Maqedonia, Shqipëria, Holanda dhe Kosova kanë marrur pjesë në Konferencën treditëshe për mentorë, që mbahet në Shkup.

Qëllimi i konferencës, me të cilën fillon projekti “Përforcimi i grave përmes mentorimit” është të nxitet vlera e procesit mentorues, si dhe rrjetëzimi në Maqedoni dhe në rajon në drejtim të promovimit të të drejtave të barabarta të burrave dhe grave, si dhe përkrahje e iniciativave të grave sipërmarrëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska, e cila e hapi Konferencën, edhe krahas vetëdijes së rritur për vlerën dhe rolin e grave, e cila mund të jetë kyçe në ndërrimin e fuqisë ekonomike të vendit, në sektorin privat gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në pozitat udhëheqëse.

“Ekziston luftë e pabarabartë, sepse të jesh i barabartë do të thotë të ekzistojnë mundësi të barabarta për zhvillim. Konsiderojmë se këtu është roli bazë i mentorëve, të nxisin, të përkrahin dhe t’ua japin dorën grave me perspektivë me qëllim të arritjes së suksesit dhe lidershipit në fushën e tyre të veprimit”, tha Arsovska.

Në hapjen e Konferencës morën pjesë edhe ambasadori i Holandës, Vilem Vouter Plamp, si dhe Sllavica Nikollovska nga Rrjeti i mentorëve të Maqedonisë.