LAJMI I FUNDIT:

“Kërkesat e BE të papranueshme”, Brexit mund të ndodhë më 29 mars të vitit të ardhshëm!

“Kërkesat e BE të papranueshme”, Brexit mund të ndodhë më 29 mars të vitit të ardhshëm!

Brexit mesa duket do të ndodhë pa marrëveshje, pasi kërkesat e BE janë “të papranueshme”. Kështu kërcënoi kryetari i parlamentit Chris Grayling pas refuzimit të planit ‘Chequers’ në samitin e para dy ditëve.

Ai u shpreh se Britania po përgatitet të dalë me forcë, pa marrëveshje nga blloku.

Sipas Grayling, Brexit do të ndodhë në datën 29 mars, 2019.


Kjo vjen menjëherë pas deklaratave të Donald Tusk, që “plani i Theresa May nuk do të funksionojë”.

Shefi i Bashkimit Europian i dha një muaj kohë kryeministres britanike që të zgjedhë një plan tjetër.

Chris Grayling ndërkohë tha se qeveria britanike nuk do të heqë dorë nga plani ‘Chequers.’

“Ajo ç’ka kërkon BE është e pamundur për Britaninë e Madhe që ta pranojë,” tha ai. “Nëse ata mbajnë këtë qëndrim, nuk do të ketë marrëveshje”.

Kur u pyet nga BBC nëse do të vazhdojë të qëndrojë në kabinet nëse plani ‘Chequers’ koncensionohet, Grayling tha se nuk do të komentojë “ndryshime specifike të Chequers”.

“Ka gjëra që personalisht nuk mund t’i pranoj, por as kryeministrja”.

“Ajo me vendosmëri u shpreh se nuk do të pranojmë ato kushte. Ne nuk pranojmë një kufi mes Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të MB”, tha kryetari i parlamentit, Grayling.

Britania po përgatitet tashmë për një dalje me forcë nga Bashkimi europian pa marrëveshje.

Chris Grayling tha se nëse partnerët europianë nuk duan marrëveshje, ka gjëra që Britania nuk i pranon dot.

Theresa May vazhdon t’i qëndrojë planit të saj Chequers. Ky i fundit është i vetmi propozim që ata kanë. /opinion/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Kalo në kategori