LAJMI I FUNDIT:

Këngët që rezistuan më tepër në “Top 5” të Top Awards këtë verë

Këngët që rezistuan më tepër në “Top 5” të Top Awards këtë verë

Pavarësisht se kjo javë ka ardhur me disa ndryshime të vogla në renditje, pesë vendet e para mbeten të njëjta, duke ndryshuar pozicion brenda tyre.

Ndërkohë që javën e kaluar, kreun e listës e mbante bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana”, këtë javë kjo këngë është mposhtur nga produksioni më i ri i Alban Ramosaj, “A Thu Pse”, i cili është ngjitur me një pozicion, duke zënë vendin e parë në klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.


Tayna

Në vendin e tretë renditet “Fake”, kënga e fundit e Tayna, e cila ka fituar dy pozicione nga java e kaluar ndërsa “Shqipe” e po të njëjtës artiste, ashtu sikurse edhe javën e kaluar, mban vendin e 4-t. Në vendin e 5-të pozicionohet “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil, i cili ka humbur dy pozicione nga java e kaluar.

Por cilat janë këngët që kanë qendruar më shumë në “Top 5” gjatë këtij sezoni veror?

Kënga më e votuar, e cila u shpall edhe hiti i kësaj verë, ka qënë dhe vazhdon të jetë “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil, duke qëndruar në “Top 5” për 14 javë. Një tjetër projekt, i cili rezultoi tepër i pëlqyer këtë verë është “Columbiana” e Tayna dhe Don Phenom, një këngë që ka qëndruar në 5-shen më të nxehtë të listës për 11 javë.

“Mike” e Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, së bashku me “Shqipe” të Tayna kanë qëndruar në “Top 5” me 6 javë secila, duke lënë kështu të nënkuptohet se këto dy këngë padiskutim mbeten ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere.

Përveçse me “Columbiana”, Don Phenom ka qenë pjesë e “Top 5” edhe me këngët e tij “Jena Lit”, e cila ka qëndruar në këtë grup për 5 javë.

“Merri Merri” e Ledrit dhe Butës, “Dashni me raki” e Florit dhe Ghetto Geasy si edhe “Alea” e Butrint Imerit kanë qëndruar gjithashtu më gjatë në “Top 5”, ekzaktësisht me nga 4 javë secila. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori