Të shtunën bjeshkatarët nga rajoni takohen në pikën e trekufirit, nisja bëhet nga qyteti i Pejës
Bjeshkatarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi do të nisen secili nga vendi i vet për tu takuar në pikën e trekufirit, më 22 Shtator, duke shënuar ditët ndërkombtare të Brezit të Gjelbërt.
Kështu thuhet në njoftimin për media të ERA Group.
Aty sqarohet se përveç ecjes malore në Pejë do të ketë edhe aktivitete të tjera, kur edhe ky qytet do të shpallet komunë model në Brezin e Gjelbërt.
Më tutje thuhet se Brezi i Gjelbërt është një iniciativë ndërkombëtare që përfshinë shtete nga Skandinavia e deri te Ballkani, ku sivjet ngjarjen më të rëndësishme të vitit ka vendosur ta bëjë në Pejë.
“Është nderë shumë i madh që qyteti im dhe Bjeshkët e Nemuna është zgjedhur për këtë ngjarje ndërkombëtare”, ka thënë për Telegrafin Ellen Frank-Lajqi nga OJQ Environmentally Responsible Action (ERA) group me bazë ne Pejë, që është bartëse e aktiviteteve.
Ndryshe, bjeshkatarët kosovarë do të takohen në Pejë për tu nisur në drejtim të Bjeshkëve të Deçanit, dhe të vazhdojnë tutje deri në pikën e trekufirit, ku do të takohen me kolegët e tyre nga vendet fqinje, për të dëshmuar praktikisht se atë që e ndajnë kufijtë e bashkon natyra.
“Iniciativa Brezi i Gjelbërt apo në origjinal Green Belt, ka filluar në vitin 1989 për të bashkuar lëvizje të ndryshme ambientaliste të organizuara në zonat kufitare, të cilat u hapën për publikun pas rënies së Perdes së Hekurt apo përfundimit të luftës së ftohtë. Kjo iniciativë fillimisht ka qenë e koncentruar në skandinavi, dhe pastaj ka vazhduar në Gjermani dhe Evropë Perëndimore, që në fund të përfshijë Ballkanin dhe konkretisht Shqipërinë me fqinjët e vet”, thuhet në këtë komunikatë.
Aty theksohet se Rajoni i Bjeshkëve të Nemuna është një çerdhe e biodiversitetit të florës dhe faunës, si dhe i pamjeve të mahnitshme që përfshin zona gurore të majave të lartë, pyje të vjetra, lëndina dhe stepe në një rajon shumë të vogël.
Në këtë njoftim theksohet se bjeshkatarët do të ngjiten në qytetin e Pejës do të ketë aktivitete paralele që do të mbahen në Hotelin “Park Kamp” në Karagaq me 24 Shtator.
“Nga ora 10:00, do të bëhen disa prezantime dhe komuna e Pejës do të shpallet komunë model në Brezin e Gjelbërt. Prej orës 12:00, do të ketë aktivitete për fëmijë dhe stenda me informacione. Nga ora 14:00, do të ketë këngë dhe program që e ka origjinën nga rajoni. Për të interesuarit që duan të ecin në majën e trekufirit dhe për informata shtesë ju lutem kontaktoni Ellen Frank-Lajqi: efrank@eradirect.org: Bashkangjitur gjeni informata shtesë për Brezin e Gjelbërt, Itinerarin e ngjarjes dhe posterin promovues të ecjes malore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAntonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë