LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për shantazh ndaj të fejuarës

Arrestohet i dyshuari për shantazh ndaj të fejuarës

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se i dyshuari F.F. është arrestuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’.

Dyshohet që i lartcekuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, përmes telefonit ka shantazhuar ish të dashurën e tij – të dëmtuarën A.A, në atë mënyrë që nga e dëmtuara kërkon që të ia sigurojë 1200 euro (njëmijedyqind), ose në të kundërtën do të ia publikonte fotografitë intime, në rrjete sociale dhe tek familjarët e saj, me ç’ rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.


Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Stacioni Policor në Gjilan, ndaj të dyshuarit, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Gjithashtu, Prokuroria ndaj të dyshuarit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur aktvendimin mbi fillimin e hetimeve dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit, pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, asgjësimit të provave, rreziku i ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori