LAJMI I FUNDIT:

Halk Bank dhe “Manaki” me nismë të përbashkët për të ruajtur vlerat e vërteta kulturore në Maqedoni

Halk Bank dhe “Manaki” me nismë të përbashkët për të ruajtur vlerat e vërteta kulturore në Maqedoni

Në drejtim të mbështetjes së traditës së filmit dhe promovimin e vlerave kulturore, Halk Bank dhe Festivali ndërkombëtar i filmave “Vëllezërit Manaki” e kanë publikuar zyrtarisht bashkëpunimin për edicionin e sivjetëm të këtij festivali.

Halk Bank në edicionin e sivjetëm, të 39 me radhë të festivalit “Vëllezërit Manaki” futet si “Platinum partner”, duke dashur të respektojë krijimtarinë filmike, filmprodhuesit dhe të gjithë punëtorët e filmit në përgjithësi. E gjithë kjo bëhet në kuadër të platformës “Të rëndësishëm janë njerëzit”, me të cilën njerëzve ju jepet rëndësi më shumë.

“Ne si kompani çdo herë e kemi njohur rëndësinë e filmografisë dhe kulturës së Maqedonisë në përgjithësi. Si një ndër festivalet e para të filmit dhe krijuesit kreativ që krahasohen me festivalet botërore për film. Na vjen mirë që e kemi mundësinë që të përçojmë mesazhin se vlerat kulturore janë të rëndësishme dhe mbështeten për afat të gjatë” tha Maja Naumovska nga Zyra e Marrëdhënieve me publikun në Halk Bank.

Nga “Vëllezërit Manaki” thonë se e kanë kënaqësi që Halk Bank ka njohur vlerat dhe ka sens për përgjegjësi sociale.

“Dua të falemnderoj ekipin që kanë ndjekur punën tonë për të promovuar vlerat e filmit. Së bashku do të kujdesemi për dashurinë për filmin dhe do të promovojmë industrinë e filmit në Maqedoni” tha Gena Teodosievsk, drejtore e Festivalit ndërkombëtar të filmit “Vëllezërit Manaki”.

Tradicionalisht, “Vëllezërit Manaki” mbahet në Manastir në Qendrën e kulturës nga 22 deri 29 shtator. Këtë vit, moto e festivalit do të jetë “Hats Off” apo “Ulim kapelën” për të nderuar traditën e festivalit, kinematografinë dhe punëtorët e filmit, për qytetin e Manastirit dhe publikut.