Shoqata e Bankave të Kosovës ka njoftuar se bankat e Kosovës kanë rritur kreditimin për biznese këtë vit duke arritur në një rritje prej 11.3% e që është rritja më e madhe në tri vitet e fundit.
Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija kjo rritje paraqet edhe rritje të qasjes në financa për bizneset kështu duke mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe rritjen e punësimit në Kosovë nga sektori real.
Ai potencoi punën e rëndësishme që janë duke bërë institucionet financiare përkatësisht bankat e Kosovës për të financuar zhvillimin ekonomik të vendit i cili është ngushtë i ndërlidhur me perspektiven e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm social dhe ekonomik.
Në të njëjtën kohë, Balija potencoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së titujve pronësorë për t’i mundësuar ekonomive familjare në Kosovë që të financojnë më lehtë dhe më lirë pronën e tyre të banimit pasi që kjo është një parakusht i rëndësishëm i mirëqenies socio-ekonomike të secilës familje.
Në këtë drejtim kërkohet që secili pushtet komunal të ketë një plan strategjik për të pajisur me tituj pronësor të gjithë ata që janë të interesuar të blejnë pronë banesore si dhe atyre që tanimë veç se janë pronar me kontratë të shitblerjes po që ju mungon titulli pronësor.
Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështje do të ndikonte në shumë hallka të ekonomisë së vendit të cilat janë të ndërlidhura me pronën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025