LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk arrihet konsensus rreth dialogut me Serbinë, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme

Nëse nuk arrihet konsensus rreth dialogut me Serbinë, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme

Dialogu me Serbinë është proces tejet i rëndësishëm, i cili nuk mund të përmbyllet pa një koordinim dhe bashkëpunim në mes të gjitha forcave politike.

Kështu së paku mendon Albert Krasniqi nga KDI, sipas të cilit, nëse një konsensus i tillë nuk mund të arrihet, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme.

“Do të ishte në të mirë të procesit të dialogut dhe të funksionalizimit të plotë të punës së Kuvendit, që nëse ndodhin, zgjedhjet të mbahen sa më parë. Në të kundërtën, hyrja në bllokadë politike dhe paralizimi i punës së Kuvendit do të kishe dëme shumë të mëdha”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi për Telegrafin.


Ai gjithashtu ka thënë se megjithatë, Qeveria nuk mundet të llogarisë në përkrahjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit, pasi kjo është Qeveri e pakicës.

Madje, sipas tij, në seancat e Kuvendit të Kosovës është konfirmuar se Qeveria ka varësi nga Lista Serbe.

Krasniqi mendon se bllokimi që i kanë bërë Rezolutës së opozitës për dialogun ka nxitur këta të fundit që të ndryshojnë qasjen karshi Qeverisë.

“Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria për të mandatuar ekipin negociator u dëshmua se Qeveria nuk mundet të llogarisë në përkrahjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit. Si rrjedhojë mund të themi që kjo është Qeveri e pakicës. Në këtë seancë është konfirmuar se Qeveria ka varësi nga Lista Serbe. Në anën tjetër, bllokimi që i kanë bërë Rezolutës së opozitës për dialogun ka nxitur këtë të fundit që të ndryshojë qasjen karshi Qeverisë. Deri në këtë pikë, opozita është treguar konstruktive duke votuar nismat e Qeverisë”, ka thënë ai.

Krasniqi tha po ashtu se hyrja në bllokadë politike dhe paralizimi i punës së Kuvendit do të kishe dëme shumë të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori