LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje Mercedesi i Donald Trump, tregtari gjerman po pret “ofertën e duhur” (Foto)

Del në shitje Mercedesi i Donald Trump, tregtari gjerman po pret “ofertën e duhur” (Foto)

Makinat e përdorura të pronarëve të njohur të mëparshëm u kërkuan dhe u vlerësuan lartë në tregun e veturave.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe për VW Golf IV – dikur i drejtuar nga Joseph Cardinal Ratzinger, më vonë Papa Benedikti XVI – i cili u shit për gati 190,000 euro.


Gjithashtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një Land Rover i ish-kryeministrit britanik Winston Churchill u vu në ankand në vitin 2012, vlera e të cilit arriti në 170 000 euro.

Dhe së fundmi, ndër tjerash, është një veturë tjetër, dikur pronë e tanimë njeriut më të fuqishëm në botë.

Bëhet fjalë për një Mercedes të kuq 560 SL, i prodhuar në vitin 1987, i cili ka qëndruar për disa kohë në sallonin Baz Dream Cars në Gjermani.

Pronari i tij i mëparshëm thuhet të ketë qenë tanimë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili në kohën e blerjes në kontratë ka shkruar adresën 225 Fifth Avenue, New York, NY 10021, SHBA.

Një makinë në vlerë prej 60,000 dollarë ishte ndoshta një dhuratë e Krishtlindjeve ose një çmim për Ivana Trump, bashkëshorten e parë të presidentit aktual të SHBA-së, përcjell Telegrafi.

Ivana, nëna e këshilltares presidenciale sot, Ivanka, ndoshta nuk deshi të kujdesej për veturën sportive me 230 kuaj fuqi.

Kështu ajo shiti makinën pas gjashtë vjet përdorimi dhe pasi Donald Trump gjeti një dashuri të re – Mercedes kaloi vetëm 11.000 milje, ose vetëm nën 18.000 km.

Mercedes 560 SL kaloi pjesën më të madhe të kohës në një garazh nëntokësor në Palm Beach, Florida jugore, dhe njihet nga shenja e regjistrimit “Ivana 1”.

Por pesë vjet më parë, Baraz Baz, kreu i Baz Dreamcars gjermane, udhëtoi për në Florida dhe bleu Mercedesin e Trumpit nga një prej tregtarëve atje.

Mercedesi është në gjendje të shkëlqyer dhe vlera e tij tashmë ka arritur 80,000 euro.

Por ka një koeficient të “pronarit VIP” që mund të rrisë çmimin disa herë. Dhe sigurisht, tregtari gjerman është ende duke pritur ofertën e duhur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori