LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në një agjenci për transferimin e parave në Tetovë, arrestohen katër persona

Vjedhje në një agjenci për transferimin e parave në Tetovë, arrestohen katër persona

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se pas aktiviteteve të ndërmarra ka zbardhur vjedhjen që ndodhi dje rreth orës 09:00 në një agjenci për transferimin e parave në rrugën “Ilindenska”.

Nga Policia e Tetovës thonë se janë arrestuar katër persona nën dyshimet se kanë kryer vepër penale. Personat e arrestuar janë M.M (56) dhe R.S (35) të dy nga Italia, si dhe E.V (32) dhe H.L (57) të dy nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtetasi i Italisë M.M dhe tetovarët E.V dhe H.L dyshohen për veprën penale “vjedhje”, ndërsa R.S për veprën penale “fshehje/mbulim”.


“I dyshuari i parë M.M është futur në objekt dhe duke e kërcënuar të punësuarin me armë, i ka marrë rreth 20 mijë euro dhe më pas me taksi që është drejtuar nga H.L dhe të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi. Më pas, katër të dyshuarit kanë ndaluar në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë-Vollkovija, ku i ka ndarë paratë e vjedhura, ndërsa janë arrestuar në një tjetër objekt hotelierik ku kanë qëndruar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ata shtojnë se gjatë ditës së sotme katër të dyshuarit do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori