LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i e nderon Audrius Senaviciusin, kërkon nga autoritetet kosovare t’i vazhdojnë hetimet

EULEX-i e nderon Audrius Senaviciusin, kërkon nga autoritetet kosovare t’i vazhdojnë hetimet

Pesë vite më parë, Audrius Senavičius e humbi jetën e tij deri sa po shërbente si doganier i EULEX-it. Audriusi u vra si pasojë e të shtënave me armë gjatë kohës kur ai me kolegët e tij po shkonin me makinë në pikën doganore në veri të Kosovës për ta filluar ndërrimin e tyre të punës.

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou tha se sot po nderojnë kolegun Audrius Šenavičius, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.

“Audriusi e sakrifikoi jetën e tij në shërbim të vlerave dhe parimeve më të larta, duke kontribuar me përkushtimin, profesionalizmin dhe eksperiencën e tij për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.


EULEX ofron 82 mijë euro shpërblim për informacione rreth vrasjes së doganierit lituanez
Lexo po ashtu EULEX ofron 82 mijë euro shpërblim për informacione rreth vrasjes së doganierit lituanez

“Sakrifica sublime e Audriusit duhet të kujtohet përgjithmonë. Mendjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij si dhe me autoritetet e Lituanisë, të cilët me pikëllim e dhimbje ende presin që kryerësit e vrasjes së Audriusit të sillen përpara drejtësisë. Tani kur EULEX-i do t’ia dorëzojë gjyqësorit të Kosovës rastin e vrasjes së Audriusit  si pjesë e ndërprerjes së funksioneve ekzekutive të tij në sistemin e drejtësisë së vendit, unë i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i vazhdojnë pareshtur hetimet për këtë krim të neveritshëm” theksoi. Papadopoulou.

Zëvendës-shefi i Misionit, Bernd Thran, i shoqëruar nga një përfaqësues i komunës së Zveçanit, ka  shkuar në vendin ku Audriusi vdiq tragjikisht për ta vendosur një kurorë me lule në kujtim të tij. /Telegrafi/