LAJMI I FUNDIT:

EULEX ofron 82 mijë euro shpërblim për informacione rreth vrasjes së doganierit lituanez

EULEX ofron 82 mijë euro shpërblim për informacione rreth vrasjes së doganierit lituanez

EULEX-i e ka shënuar sot përvjetorin e katërt të vdekjes së Audrius Senaviciusit, doganierit lituanez, i cili u vra në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013.

Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra ai.


Kurse i tërë misioni e nderoi atë duke e mbajtur një minutë heshtje. Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe një përfaqësues i komunës së Zveçanit dhe komandant rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.

“Sot katër vite më parë u vra tragjikisht kolegu ynë Audrius Senavicius. Sot ne po e nderojmë jetën e tij dhe shërbimin e përkushtuar të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Unë e ndaj dhimbjen me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët sot e kësaj dite ende nuk kanë marrë përgjigje në shumë pyetje lidhur me vrasjen e tij”, tha Papadopoulou.

Selia e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) e ka përjetësuar jetën dhe vdekjen e Senaviciusit duke e shkruar emrin e tij në pllakën përkujtimore krahas pjesëtarëve tjerë të BE-së të cilët kanë rënë në krye të detyrës për t’ia përkujtuar të gjithëve çmimin e lartë të cilin e kanë paguar shumë prej tyre në mbrojtje të vlerave evropiane në mbarë botën.

“Audriusi bëri sakrificën sublime. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e ndonjë të dashuri. Ne humbën një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë, kurse drejtësia duhet të vihet në vend. Unë i apeloj çdo personi që ka çfarëdo informate që të paraqitet”, theksoi Papadopoulou.

EULEX-i vazhdon të kërkojë informata të cilat mund të ndihmojnë që kryerësit e vrasjes së Audriusit të dalin para drejtësisë. Ajo që mund të duket e parëndësishme apo e dhënë e vogël mund të jetë informatë shumë e rëndësishme për hetuesit.

Andaj, EULEX-i i bën lutje çdo personi që ka informata të thërret në numrin +381 38 284 181 ose ta vizitojë faqen tonë të internetit http://www.eulex-kosovo.eu/ për më shumë informata.

EULEX-i ofron shpërblim prej 82.000 Euro për çfarëdo informate e cila sjell deri te arrestimi i kryerësit(ve) të vrasjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori