LAJMI I FUNDIT:

Google ka aftësinë të kontrolloj një telefon nga distanca

Google ka aftësinë të kontrolloj një telefon nga distanca

Google bëri një gabim shumë publik javën e kaluar dhe po e tërheq përsëri spektrin e dyshimit.

Javën e kaluar, përdoruesit e Android filluan të raportonin se telefonat e tyre kishin aktivizuar opsionin për ruajtjen e baterisë (Battery Saver) në mënyrë misterioze, vetvetiu, pavarësisht nëse bateritë e tyre kishin nevojë për kursim ose jo. Pajisjet e ngarkuara plotësisht filluan të ulnin shpejtësinë, duke ndaluar përditësimet e sfondit, në dukje për shkak të një gabimi në përditësimin e Android P, siç raportoi Android Police.

Por kjo nuk ishte një gabim. Sipas një prej llogarive zyrtare të Reddit të kompanisë, vetë Google ishte përgjegjës. Kompania po bënte “një eksperiment të brendshëm për të testuar veçoritë e ruajtjes së baterisë që u përdorën gabimisht në më shumë përdorues se sa synohej”, sipas deklaratës.


Nëse nuk e keni ndjekur Google nga afër për dekadën e fundit, mund të habiteni që një kompani ka kaq shumë kontroll. Është veçanërisht e habitshme kur konsideroni se telefonat që nuk janë ndërtuar nga Google – Telefoni Essential, Nokia 7 Plus dhe OnePlus 6, sipas Android Police – u prekën gjithashtu nga eksperimenti.

Por nëse e keni ndjekur Android që nga dita e parë, mund të kujtoni se Android ka pasur të paktën një ndërprerje nga fillimi . Kompania e përdori atë vetëm dy herë, në 2010 dhe 2011, për të shuar plotësisht aplikacione të panevojshme që ajo i konsideronte të dëmshme.

Apple është kapur kohët e fundit duke e kufizuar performancën e telefonave të vjetër për të kompensuar bateritë e tyre të vjetruara. Për krahasim, Google thjesht ndryshoi një karakteristikë të bezdisshme për një ditë. Dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se ndonjëra prej ndërmarrjeve do të bënte diçka të devijuar, për shembull, degradimin e baterisë së telefonit më herët për t’ju bërë të blini një të ri.

Për herë të parë në vite, gabimet e këtyre kompanive na kujtojnë se një thyerje e tillë e besimit është potencialisht vetëm një klikim larg, dhe na bën të mendojmë se çfarë gjëra të tjera mund të kontrollojnë nga distanca dhe çfarë lloje masash sigurie janë vendosur për të mbajtur punonjësit nga abuzimi me atë fuqi.

Google nuk iu përgjigj kërkesave për koment. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Teknologji
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit

Teknologji
Apple mbrohet: Siri nuk u dërgon reklamuesve të dhënat e përdoruesit

Apple mbrohet: Siri nuk u dërgon reklamuesve të dhënat e përdoruesit

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori