Në gjykimin e ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe të Enver Berishës, Fadil Gashit dhe Esat Racit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, kanë dëshmuar disa dëshmitarë.
Marie Selmanaj, ish-asambliste e LDK-së në Klinë, gjatë kohës kur ishte votuar lista e përfituesve të banesave komunale, tha se deklarata e saj e dhënë në Prokurori është e gabuar.
“Ajo çfarë kam thënë nuk qëndron pasi që atë e kam vërtetuar menjëherë pas intervistës me prokurorin, kur e kam hapur zarfin e procesverbalit te mbledhjes së Asamblesë, andaj sot deklaroj se deklaratat e dhëna janë gabim dhe nuk qëndrojnë”, tha dëshmitarja.
Në dëshminë e dhënë para prokurorit të EULEXI-it, ajo kishte thënë se kishte ekzistuar një marrëveshje mes partive politike për ndarjen e banesave.
Gjatë shqyrtimit në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua edhe Agim Gashi, anëtar i komisionit vlerësues. Në pyetjet e prokurores Sahide Gashi, se cilat kanë qenë kriteret për përfitimin e banesës, i njëjti u deklarua se kriteret kanë qenë të parapara me rregullore.
“Kriteret kanë qenë të parapara me rregullore, disa nga to kanë qenë që banesat t’iu ndaheshin rasteve sociale, personave me shtëpi të djegura, ish-pjesëtarëve të UÇK-së“, tha Gashi, raporton Kallxo.com.
Tutje në pyetjet e prokurores se a kishin aplikuar për banesa Sokol Bashota, Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci dhe a ka pasur ankesa pas ndarjes së tyre, dëshmitari deklaroi se të njëjtit kishin aplikuar dhe se nuk kishte kundërshtime.
“Po, kanë aplikuar por nuk ka pasë ankesa. Ato kanë qenë vetëm thashetheme “, tha dëshmitari.
Ndërsa dëshmitarja Remzije Maloku, e cila ishte anëtare e komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të banesave, tha se banesat janë ndarë në bazë të pikëve.
“Vlerësimi se kush është përfitues është bëre në bazë të pikëve, pra përzgjedhja është bërë në bazë të pikëve, pastaj lista i është dërguar Asamblesë për votim “, tha dëshmitarja.
Prokurorja e ballafaqoi dëshmitaren me dëshminë e dhënë në prokurori, në të cilën kishte thënë se Asambleja e kishte futur në listë kë ka dashur dhe se kishte deklaruar se puna e Komisionit ishte injoruar. E njëjta u deklarua se nuk e di çka ka thënë.
“Nuk e di çka kam thanë, ne vetëm e kemi dorëzua listën dhe nuk di asgjë ma shumë “, tha Maloku.
Në fund trupi gjykues e pyeti dëshmitaren se kush e kishte caktuar të jetë në komision, dëshmitarja deklaroi se në komision ishte emëruar nga kryetari Bashota.
“Me ka caktuar kryetari Sokol Bashota, por i njëjti asnjëherë nuk ka ndiku e as ndërhy ne proces“, tha dëshmitarja.
Gjatë ditës të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat me të cilat po i ngarkon Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas aktakuzës, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”.
Ata akuzohen se në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesat në pronësi të Komunës se Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike.
Mbi ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, po ashtu rëndojnë katër vepra penale: Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare.
Ndërsa ndaj Enver Berishës rëndojnë dy vepra penale: Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare.
Në cilësi të dëshmitarit u dëgjuan edhe Prek Gjetaj, Musa Gashi dhe Isa Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit