Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i është adresuar me një fjalë rasti deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës në takimin e përbashkët mbajtur në Kuvendin e Kosovës me temën “Krimet e Luftës dhe rruga drejt pajtimit”.
Më ketë rast, shefi i deputetëve të Nismës ka thënë se me të drejtën ndërkombëtare “spastrimi etnik”, cilësohet si formë e gjenocidit e rëndë sipas Konventës për Parandalimin e Krimit të Gjenocidit.
Në fjalën e tij, të cilën e ka postuar në Facebook,Sherifi ndër të tjera ka thënë se pas gati dy dekadash të dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe nga komunat tjera të Kosovës, jemi dëshmitarë të ambicieve serbe për të aneksuar territore të Kosovës.
I pari i deputetëve të Nismës ka përmendur edhe vizitën e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuciqit në Kosovë, i cili në kohën kur Millosheviq kreu gjenocidin në Kosovë, ai ishte ministër i Informatave.
Fjala e plotë e Bilall Sherifit:
“Fjala ime e mbajtur sot në takimin e përbashkët mes deputetëve të Parlamentit Evropian dhe depeutëve të Parlamentit të Kosovës në temën “Krimet e Luftës dhe rruga drejtj pajtimit”
I nderuar z. Tonino Piculla,
Të nderuara deputete dhe deputet të parlamentit Evropian,
Të nderuar të pranishëm,
Në fjalën time lidhur me temën “Krimet e luftës dhe rruga drejt pajtimit”, të mbajtur në janar të këtij viti në Strasburg, gjatë takimit të përbashkët të deputetëve të Parlamentit të Kosovës me deputetët e Parlamentit Evropian vura theksin në qëllimet e politikës gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.
Në takimin e sotëm po përqendrohem në një segment të gjenocidit serb në Kosovë, në spastrimin etnik të Kosovës. Nuk do të zgjatem me të dhëna dhe fakte që trishtuan të gjithë ata që kanë përcjellë ngjarjet në skenën ku luhej tragjedia e popullit shqiptar të Kosovës.
Po theksoj vetëm faktin se me të drejtën ndërkombëtare “SPASTRIMI ETNIK” cilësohet si formë e gjenocidit dhe shkelje e rëndë e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.
Të gjithë atyre që u intereson trajtimi i “SPASTRIMI ETNIK” nga e drejta ndërkombëtare, u sugjeroj të shikojnë rezolutën 47/121 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe rezolutën e Konferencës Botërore e të Drejtave të Njeriut, që u mbajt në Vjenë nga 14-25 qershor 1993 me kërkesën e kësaj Asambleje.
Pa asnjë ambiguitet, e drejta ndërkombëtare e dënon “SPASTRIMIN ETNIK” si formë të gjenocidit! Këtë fakt nuk duhet ta harrojë askush!
Ndërhyrja ndërkombëtare kundër Serbisë ndërpreu politikën e gjenocidit serb në Kosovë. Kur është në pyetje çështja e “SPASTRIMIN ETNIK”, shumica e popullsisë së zhvendosur me dhunë u kthyen në vendin e vet, përkundër asaj se mbi 100 mijë shtëpi ishin rrënuar.
Përkundër asaj se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, banorëve të pjesës veriore të Kosovës nuk ju mundësua kthimi në shtëpitë e tyre. Fatkeqësisht, forcat ndërkombëtare paqeruajtëse që u vendosën në veri të Kosovës nuk arritën tw mos lejojnw mbajtjen në fuqi të spastrimit etnik të asaj pjese të Kosovës.
Të gjitha përpjekjet tona për t’i dhënë fund “SPASTRIMI ETNIK” të kësaj pjese të Kosovës hasën në vesh të shurdhër. Sot, pas gati dy dekadash të dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe nga komunat tjera të veriut të Kosovës, jemi dëshmitarë të ambicieve serbe për të aneksuar territore të Kosovës.
Të nderuar të pranishëm,
Po ju rikujtoj se në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit kreu gjenocidin në Kosovë, Aleksandar Vuçiqi, ishte Ministër i Informatave i këtij regjimi. Bëhet fjalë për personin që kishte zbatuar dëbimin e gazetarëve të huaj dhe mediave opozitare në Serbi me të vetmin qëllim që të fshiheshin krimet e gjenocidit.
Para disa ditësh, i njëjti Aleksandar Vuçiqi, por tani në cilësinë e presidentit të Serbisë, erdhi në vendin e krimit, dhe nga pjesa veriore e Kosovës thuri lavde për ish shefin e tij, Sllobodan Millosheviqin. Në vend që Aleksandar Vuçiqi të pranonte krimet e kryera nga shteti i tij gjatë luftës në Kosovë dhe të bashkëpunonte me komunitetin ndërkombëtar për ndëshkimin e krejt zinxhirit të njerëzve përgjegjës për krime dhe të kërkonte falje për këto krime, ai shfajësoi Sllobodan Millosheviqin.
Gjenocidi është krimi më i rëndë në ndërgjegjen e njerëzimit. Nuk ka asgjë më të papranueshme për forcat demokratike dhe institucionet ndërkombëtare që janë krijuar mbi vlerat e civilizimit perëndimor se heshtja përpara këtij provokimi të rëndë që bëri AleksandarVuçiqi.
Të nderuar të pranishëm,
Në fjalën time të sotshme u fokusova në “SPASTRIMI ETNIK” si formë të gjenocidit. Përqendrimi në këtë çështje u bë me të vetmin qëllim që të tërhiqet vëmendja në rrezikun që i kanoset Kosovës dhe tërë rajonit tonë. Nën maskën e “Shkëmbimeve të Territoreve” apo “Korrigjimeve të Kufirit” në mes të Kosovës dhe të Serbisë është duke u përgatitur terreni që të legjitimohet politika e gjenocidit serb në Kosovë.
Pretendimet e Serbisë për të aneksuar pjesën veriore të Kosovës duhet të alarmojnë të gjitha forcat demokratike në botë dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare. Të gjithë e dimë se realiteti i krijuar në veri të Kosovës është pasojë e gjenocidit serb. Të gjitha viktimat e kësaj forme të gjenocidit presin të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të dëmshpërblehen për të gjitha dëmet që kanë përjetuar.
Në të kundërtën, cenimi i integritetit territorial të Kosovës, nën pretekstin e këtij “Realiteti Etnik”, është përpjekje për të legjitimuar rezultatet e politikës së gjenocidit serb ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës.
Edhe herën e kaluar kemi debatuar rreth temës që lidhet me krimet e luftës dhe rrugën drejt pajtimit. Kosovës dhe qytetarëve të saj u duhet të ngadhënjejë drejtësia, që të mbyllet një kapitull tragjik. Ndriçimi i plotë i krimeve është kusht i domosdoshëm që ky kapitull të mbyllet dhe të ecim drejtë rrugës së pajtimit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohen dy nxënës të një shkolle në Rahovec, sulmuan fizikisht një person
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Ferizaj, pas përleshjes e kishte goditur me thikë
Ligji i “branitellave”, Bytyqi: LSDM është e gatshme të diskutojë për të gjithë të dëmtuarit nga konflikti i vitit 2001
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë