LAJMI I FUNDIT:

BFI mbështet referendumin e 30 shtatorit

BFI mbështet referendumin e 30 shtatorit

Bashkësia Fetare Islame, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për mbështetje të referendumit të 30 shtatorit, për emrin. Në Komunikatën e BFI-së thuhet se Rijaseti ka vendosur që të apelojë deri te anëtarësia myslimane që më 30 shtator masivisht të dalin në Referendum dhe t’i thonë “po” inkuadrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Fatmirësisht, qytetarët e Maqedonisë e kanë lidershipin e tyre politik e fetar, të cilët kanë një synim dhe një ideal që është në përputhje me ëndrrat e të parëve tanë për të siguruar një harmoni, një lumturi dhe një bashkëjetesë të bekuar për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallim përkatësie etnike dhe fetare. Më 30 shtator duhet të kemi festë gjithë popullore, do të kemi çastin kur solemnisht do të vendosim përmes votave tona plebishitare duke i thënë PO Marrëveshjes së Prespës e cila na i hap portat krah më krah dhe na e ndritë udhën për integrimin e shtetit tonë të përbashkët në strukturat euro-atlantike. 30 Shtatori do të jetë dita kur, përfundimisht, pas nesh do të ngelin të gjitha përpjekjet destruktive që e kanë mbajtur peng për dekada me radhë qytetarin tonë në përpjekjet e tij për një të nesërme më të lumtur. Me Referendumin e 30 shtatorit qytetarët e Maqedonisë do të përshëndeten përfundimisht me skenarët e errëta politike, të cilat gjithnjë janë luajtur në dëm të popullatës shqiptare, pra, mbi kurriz të myslimanëve të Maqedonisë por edhe të qytetarëve të tjerë.”/Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori