LAJMI I FUNDIT:

“BAU ACADEMY”, shkolla profesionale që ju përgatit për tregun e punës (Video)

“BAU ACADEMY”, shkolla profesionale që ju përgatit për tregun e punës (Video)

Shkolla e mesme e lartë profesionale “BAU ACADEMY”, është vendi që ofron profile që lidhen me aktivitetin e fushës së ndërtimtarisë.

Në këtë shkollë ofron drejtimet si: mjeshtër i ndërtimit, instalues elektrik, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit dhe metalpunues.

Specifikë e “BAU ACADEMY”, është se në përfundim të ciklit shkollor, nxënësit marrin titullin mjeshtër, gjë e cila iu hap atyre shumë mundësi në tregun e punës, njëkohësisht është në punë e sipër harmonizimi i kurrikulave të saj me programet mësimore të shtetit gjerman në këto fusha.

Drejtori i “BAU ACADEMY”, Veton Pira ka thënë për Telegrafin se interesimi i nxënëseve këtë vit më i madh se vitin e kaluar për tu bërë pjesë e këtij institucioni.

Ai më tutje ka thënë se vijuesit e kësaj shkollë e kanë një specifikë, sepse sipas tij, ata e kanë të qartë se do të kualifikohen më një profesion specifik, kur e përfundojnë shkollën e mesme.

“Unë i porosisë prindërit dhe fëmijët që para se të vendosin që ta zgjedhin një shkollë, fillimisht ta parashtrojnë pyetjen ‘pse’. U them që ta zgjedhin atë shkollë që në përfundim të saj e ka një profesion specifik”, ka shtuar Pira.

Lavdrim Imeri, nxënës në BAU ACADEMY”, ka theksuar për Telegrafin se ndihet krenar që është pjesë e kësaj shkolle, duke shtuar  se në përfundim të saj, ai do ta ketë një diplomë, respektivisht një vend pune më të ardhura të mira. /Telegrafi/