LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohen raketat e Izraelit pranë aeroportit të Damaskut

Rrëzohen raketat e Izraelit pranë aeroportit të Damaskut

Sistemet e mbrojtjes antiajrore të ushtrisë siriane kanë rrëzuar disa raketa, të cilat akuzohet t’i ketë lëshuar Izraeli në një “akt agresioni” gjatë së shtunës, pranë Aeroportit të Damaskut, sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve.

Një raport ky që nuk ka marrë konfirmim, madje as komente, nga një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, sipas së cilës “raportet e huaja nuk komentohen”.


Gjatë luftës civile mbi 7-vjeçare në Sirinë fqinje, Izraeli është alarmuar në jo pak raste nga zgjerimi i fuqisë së armikut të tij të betuar rajonal, Iranit, një prej aleatëve kyç të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Forcat ajrore izraelite kanë goditur dhjetëra objektiva, të cilat i ka përshkruar si ngarkesa iraniane të transportit të armëve drejt lëvizjes libaneze të mbështetur nga Republika Islamike, Hezbollah, në këtë luftë.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur agresionin raketor të Izraelit pranë Aeroportit ndërkombëtar të Damaskut”, citohet të ketë thënë një burim i paidentifikuar i ushtrisë siriane, nga agjencia e lajmeve “SANA”, përcjell TCH.

Dëshmitarë të pranishëm në një panair tregtie në kryeqytetin Damask thanë se kishin parë flakë të shndritshme në qiellin e errësuar nga nata, që ngjanin me fishekzjarre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori