Pozita dhe opozita duhet t’i lënë anash dallimet mes vete dhe përmes diskutimeve të krijojnë konsensus për temat nacionale në të kundërtën, Kuvendi do të ballafaqohet me ngërç politik, vlerësojnë njohësit e punës të legjislativit.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke komentuar mos përfundimin e dy seancave të jashtëzakonshme të mbajtur javën e kaluar, tha se hapja e një seance të re papërfunduar një e nisur më parë nuk është efektive.
“Atë që jemi parë në javët e kaluara është që janë thirrur dy seanca të jashtëzakonshme më pas në pamundësi për të votuar propozimet nga të dyja palët në njërën anë nga opozita dhe pastaj edhe nga pozita është thirrur takimi i kryesisë për tu dakorduar se si të vazhdohet dhe kanë mbetur përgjysmë të dy seancat në fakt nuk është e rekomandueshme që të hapen seancat e reja pa u përmbyllur seancat e kaluara”, tha Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online.
Javën që lëmë pas, deputetët e Kosovës nuk kanë arritur të përfundojnë dy seanca të jashtëzakonshme.
Njëra e thirrur nga opozita në të cilën do të propozohej një rezolutë për t’ia ndaluar presidentit Hashim Thaçi të diskutojë për kufijtë dhe territorin e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Kurse tjetra e thirrur nga koalicioni qeverisës për të formuar ekipin negociator për bisedimet në Bruksel, delegacion ky i cili do të kryesohej nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Mirëpo sipas Krasniqit, partitë politike duhet urgjentisht që të ulen dhe të dakordohen për pozicionin e Kosovës karshi fazës së fundit të bisedimeve me Serbinë.
“Kjo situatë tregon në fakt që është emergjente nevoja e partive politike për tu ulur dhe diskutuar dhe për të ndërtuar një konsensus politik sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe është më se e nevojshme që ndasitë ditore apo edhe politikat ditore të lihen anash në proces shtetëror”, deklaroi ajo.
“…institucionet e vendit dhe partitë politike duhet patjetër të ulen të diskutojnë dhe të ndërtojnë qëndrimin e shtetit të Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe më pas kjo platformë të përkthehet në një rezolutë e cila më pas të votohen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Mos përfundimi i dy seancave të jashtëzakonshme, për Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” është hyrje në një ngërç politik, i cili mund të tejkalohet vetëm përmes krijimit të konsensusit ose në rast të dështimit të tij me zgjedhje të parakohshme.
“Unë mendoj që faktori politik duhet të ulen së bashku dhe të mundohen të gjejnë kompromise për tema të caktuara nacionale në mënyrë që kuvendi të mos bllokohet dhe të vazhdojë tutje ndërkohë për politika të caktuara për ligje të caktuara”.
“Kjo është mundësia që me kaluar ky ngërç i kuvendit të Kosovës ose e fundit e fundit nëse nuk mundet assesi me kaluar ky ngërç atëherë mundësia e fundit është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.
Demhasaj është skeptik edhe për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit.
Ai tha se punimet e Kuvendit mund të bllokohen përsëri nga mungesa e kuorumit apo edhe e votave të mjaftueshme për miratimin e projektligjeve të caktuara. /EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës