LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy djemtë e Mubarakut për mashtrime në bursa

Arrestohen dy djemtë e Mubarakut për mashtrime në bursa

Dy djemtë e ish-presidentit egjiptian, Hosni Moubarak ku revolucioni i 2011 çoi në rrëzimin e tij, u arrestuan sot me akuzën për “manipulim të aksioneve në bursë” sipas një burimi gjyqësor.

Pas rrëzimit të Hosni Moubarak nga rrethanat e Pranverës arabe nisën disa procedura gjyqësore ndaj ish-kreut të Shtetit, i cili qëndroi në pushtet për 30 vite nga (1981-2011), dhe bashkëpunëtorëve të tij.


Gamal dhe Alaa Moubarak, si dhe tre persona të tjerë janë vënë nën akuzë se kanë bashkëpunuar për të marrë pjesën më të madhe të aksioneve të disa bankave nëpërmjet shoqërive fantazmë, pa i deklaruar në Bursë, siç e dikton ligji.

Ata u arrestuan me urdhër të një gjyqtari gjatë seancës dëgjimore në praninë e tyre, në një gjykatë penale në Kajro, dhe do të transferohen në një qendër paraburgimi. Seanca e ardhshme dëgjimore për këtë çështje u caktua më 20 tetor. /KP /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori