Qendra turistike dhe rekreative “Borea” në Pejë, punimet e cilës nisën javën që shkoi, pritet të bëhet atraksioni më i mirë turistik në Ballkan, në të cilën do të punësohen rreth 500 persona qysh në vitin e parë të funksionimit të saj.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për projektin e Qendrës turistike “Borea”, kostoja e të cilit pritet të kap shifrën 53 milionë euro dhe që është në partneritet publiko-privat.
Duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk i ka siguruar mjetet për ndërtimin e kësaj qendre, Muhaxheri tha se përmes këtij projekti u është dhënë mundësi bizneseve private të investojnë në sektorin e turizmit.
“Kjo është në partneritet publiko-privat në të cilin komuna e Pejës e jep tokën, ndërsa biznesi privat investon në ndërtimin e qendrës këtu hotelit, pikënisje së teleferikut dhe ndërtimin e telekabinave dhe vendit për skijim në majën e Cvërlës…00’40” 53 milionë euro domethënë në kohë kur shteti nuk ka mundësi me investua në projekte të tilla, edhe pse ish dashur me i gjetur mjetet, atëherë është hapur si mundësi, alternativ tjetër që biznesi privat me u angazhua me i ndërtuar ato sektor në të cilat shteti nuk është duke investuar”, tha Muhaxheri në një intervistë për KosovaPress.
Më tutje i pari i Pejës, ka thënë se efektet ekonomike dhe sociale që do t’i prodhojë “Borea” janë mjaft të mëdha, kështu duke e bërë Pejën lidere të turizmit në Kosovë e më gjerë.
“Impakti direkt i punësimit është rreth 500 persona në vitin e parë, mirëpo impakti tjetër indirekt është i shumëfishtë. Një euro e fituar në teleferik është diku 10 deri 12 euro të fituara në qytetin e Pejës… Besoj që ky projekt ka qenë ëndrra më e madhe e qytetarëve të Pejës prej vitit 77 domethënë i bie dy breza kanë ëndërruar me ndërtua, besoj që gjeneratat e ardhshme do iu jepet shanse të ëndërrojnë me mbarua projekte shumë më të mëdha se ky teleferik edhe qyteti i Pejës do të jetë një qytet lider në zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës, por besoj edhe më gjerë në regjion”, tha Muhaxheri.
Kryetari i Pejës, tutje duke e shpalosur se çka përfshinë ky projekt madhor për skijim në Kosovë u shpreh se këtë qendër e bënë të veçantë hapësira ku po ndërtohet, hapësirë kjo e cila më herë ka qenë kazermë e ushtrisë së Jugosllavisë.
“Projekti përfshinë ndërtimin e hotelit me 190 dhoma, pjesës tjetër apartamentin, pjesës që është telekabinat, 10 persona që i ngrisin prej nivelit këtu që është 500 metra lartësi mbidetare, në lartësinë mbidetare 1600 metra, e prej livadhit të Adilit domethënë prej lartësisë 1600 metra në 2400 metra lartësi mbidetare skiatorët do të mbërrijnë me tre skilifta me gjashtë ulëse… E bën të veçantë vendi ku po ndërtohet domethënë qendra më e mirë e skijimit është planifikuar me qenë në ish jugosllavi,e nëse ka qenë qendra më e mirë e ish Jugosllavisë atëherë i bie me qenë qendra më e mirë në Ballkan për skijim”,u shpreh ai.
Sipas tij të gjithë dashamirësit e skijimit mund ta shfrytëzojnë këtë qendër brenda dy viteve, pasi që punimet investitori i ka paraparë t’i kryej në dy faza.
“Investitori i ka afat në bazë të kontratës së partneritetit publiko-privat i ka afat dy vjet me e ndërtua, zotimi është që pjesa e parë do të ndërtohet vitin e parë ose 27 milionë e 600 mijë euro investim do të jenë në vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë pjesa tjetër. Ka përpjekje prej investitorit që me e krye me një investim komplet, domethënë mos me e nda në dy faza…04’03 Besojmë që brenda dy viteve do të jenë mundësia që ata të skijojnë, nëse shkohet në dy faza edhe në vitin e parë do të kenë mundësi të skijojnë“, tha Muhaxheri.
Operatori fitues i tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, është konsorciumit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime