LAJMI I FUNDIT:

Raport për aktivitetet e partive politike në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit

Raport për aktivitetet e partive politike në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit

Partitë politike parlamentare të cilat janë shprehur se do të mbështesin referendumin më 30 shtator, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive, të cilat dje kanë mbajtur takime me qytetarët.

BDI dje ka realizuar takim me qytetarët e Dollnenit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit u shpreh se nëse ka një moment që i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë 30 shtatori ku vendoset për ardhmërinë.


“Shqiptar, maqedonas, turq, boshnjak, romë, serb, të gjithë bashkë duhet të jemi në këtë proces. Këtu siç e shihni nuk ka simbole partie. Vetë jam partia ma e madhe tek, shqiptarët, boshnjakët dhe simbole partie dhe flamur partie nuk kemi vendosur sepse flamur i të gjithëve neve është 30 shtatori dhe të votojmë “për” Maqedoninë Evropiane”, tha Ali Ahmeti.

Lëvizja Besa e Afrim Gashit dje qëndroi në qytetin e Gostivarit, prej ku bëri thirrje për mbështetje pozitive të referendumit.

Afrim Gashi tha se me marrëveshjen me Greqinë fitojnë edhe shqiptarët si popull.

“Me referendumin dhe me zbatimin e ‘Marrëveshjes së Prespës’, Maqedonia do të bëhet me emër të ri Maqedonia Veriore dhe me këtë kjo hyn në grupin e shteteve multientike. Ajo deri më tani ka qenë shet me vetëm një komb. Me emrin e ri nuk identifikohet vetëm një komb por do të bëhemi me shtet, në të cilën jetojnë disa popuj. Kjo shqiptarëve u hap një faqe të re për funksionim, si në shtet, ashtu jashtë saj dhe integrimi në dy institucione shumë të rëndësishme BE dhe NATO”, tha Gashi.

PDSH dje ka mbajtur konferencë për shtyp në kuadër të fushatës për referendumin. Nënkryetarja e kësaj partie Fatmire Isaku, tha se PDSH do të vazhdojë t’u shpjegojë qytetarëve se cilat janë përfitimet nga anëtarësimi në strukturat euroatlantike edhe se çfarë konkretisht fitojnë shqiptarët nga ky proces.

Ndërsa LSDM gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takime me qytetarët në disa vende. Nënkryetarja e kësaj partie Radmilla Sheqerinska para qytetarëve në Vinicë tha se është koha për vendim historik, dyert janë të hapura dhe se duhet të ecim përpara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori