LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion i KFOR-it turk vizitoi Komunën e Malishevës

Një delegacion i KFOR-it turk vizitoi Komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune njësinë e bashkëpunimit ushtarako-civil të KFOR-it turk, përkatësisht komandantin e kësaj njësie, Huseyin Ayvaci, me bashkëpunëtor dhe ndihmës atasheun ushtarak në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Ozer Oztorun, me të cilët kanë biseduar për mundësitë e përkrahjes nga ana e KFOR-it turk, për Komunën e Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar për interesimin e tyre, për ta përkrahur Komunën e Malishevës, në projekte të caktuara, si dhe i ka njoftuar për rrjedhat e përgjithshme në Malishevë dhe nevojat që ka Komuna e Malishevës.


“Nga ana tjetër, ushtarakët turq, kanë bërë të ditur, se KFOR-i turk, është duke ndihmuar në shumë komuna të Kosovës, në projekte të ndryshme, varësisht nga nevojat dhe mundësitë që kanë, dhe paraqitën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me Komunën e Malishevës, që edhe këtu të investojnë, varësisht prej nevojave që ka komuna, si dhe të ndihmojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta, përfshi edhe infrastrukturën, ku u shprehën të gatshëm për ofrimin e makinerisë së tyre, për realizimin e ndonjë projekti infrastrukturor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori