LAJMI I FUNDIT:

Shaolin Gang futet në ‘The Top List’ me këngën e re

Shaolin Gang futet në ‘The Top List’ me këngën e re
Shaolin Gang(Foto: Instagram/BluntandReal)

Të njohur më parë si dyshja DJ Blunt dhe Real 1, tashmë dy artistët kanë ndryshuar emrin dhe njihen me emrin e ri të artit, Shaolin Gang.

Të shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale, ku janë komentuar së tepërmi në lidhje me projektin muzikor “Qika Jeme”, Shaolin Gang janë bërë tepër aktivë muajt e fundit duke publikuar projekte të njëpasnjëshme.


Brenda një periudhe gjashtëmujore, Shaolin Gang ka publikuar rreth tetë projekte muzikore, ku disa prej tyre kanë qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Lajmet për Shaolin Gang
Lexo po ashtu Lajmet për Shaolin Gang

“Dubai”, një këngë e publikuar rreth tre muaj më parë, falë votave të publikut, është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Kjo këngë, e cila tregon aventurat që bëhen në Dubai, ka mundur t’i rezistojë klasifikimit për gjashtë javë rresht.

“Lean Lean” është një tjetër projekt muzikor i dyshes së famshme, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që në ditët e para të publikimit. Kjo prurje e artistëve, e cila është publikuar rreth dy muaj më parë, ka qëndruar në “The Top List” për tri javë rresht.

Sikurse përmendëm dhe pak më lartë, Shaolin Gang nuk di të ndalet pasi vetëm një javë më parë ka nxjerrë në treg projektin më të ri muzikor i titulluar “VVS”.

Falë votave nga ana e publikut, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” dhe këtë javë renditet në vendin e 90-të. /TopChannel/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori