LAJMI I FUNDIT:

Filloi shpërndarja e 100 serrave për fermerët e Llapit

Filloi shpërndarja e 100 serrave për fermerët e Llapit

Komuna e Podujevës ka vazhduar me programin e subvencioneve në bujqësi, duke shpërndarë 100 serra, për fermerët përfitues.

Në kuadër të implementimit të këtij projekti, serra e parë është vendosur te familja e Sabri Poterës, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.


Ai i uroi fermerin përfitues dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të Komunës për të rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë.

“Sot filluam me montimin e serrës së parë për 100 fermerët përfitues. Krahas këtij projekti, mbështetje përmes subvencionimit në bujqësi, po ofrojmë edhe në fusha të tjera, siç është përkrahja e fermerëve me fidanë të dredhëzave industriale dhe me bimë aromatike”, tha Kryetari Veliu.

Kryetari Veliu premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me institucione të tjera, të cilat kanë në fokus bujqësinë dhe zhvillimin rural, në mënyrë që të sigurohet mbështetje edhe më e madhe për fermerët llapjanë, bazuar edhe në kërkesat e mëdha për subvencionime.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se, sot është filluar me vendosjen e dy serrave, ndërsa i tërë procesi i montimit të 100 serrave do të përmbyllet brenda 30 ditëve.

Në projekt parashihet që brenda serrës të vendoset edhe sistemi i ujitjes dhe rezervuari i ujit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori