LAJMI I FUNDIT:

Po ecte me shpejtësi, furgoni dështon të ndalojë – fluturon mbi një rrethrrotullim (Video)

Po ecte me shpejtësi, furgoni dështon të ndalojë – fluturon mbi një rrethrrotullim (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se është kapur momenti kur një furgon fluturon në ajër, pasi përplaset për një rrethrrotullim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Citroeni është kapur duke ecur me shpejtësi përgjatë një rruge, para se të dështojë për të ndaluar para një rrethrrotullimi, duke u përplasur në të.


Ka qenë motoçiklisti Andy Daynes, 35 vjeç, ai që ka thënë se ka kapur pamjet në kamerën e tij të vendosur në helmetën e tij, ndërsa ecte pas furgonit, në një rrugë në Attleborough, Norfolk, më parë këtë vit.

“Ai kishte disa thyerje dhe plagë, por autoambulanca erdhi menjëherë dhe e çoi në spital”, ka thënë tutje Daynes. /Telegrafi/