LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Secili hap që ka të bëjë me ushtrinë do të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë

Haradinaj: Secili hap që ka të bëjë me ushtrinë do të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës, siç ka thënë ai, konform me përmbushjen e agjendës së saj, i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si e drejtë kushtetuese e saj dhe si përgjigje nevojave të konsolidimit të brendshëm të shtetit.

“Kompletimi i mekanizmave të sigurisë është investimi më i madh i vendit tonë në të ardhmen e sigurt. Kosova do të ndërtojë një forcë të armatosur, profesionale, multietnike dhe gjithpërfshirëse, të rreshtuar me ushtritë e paqes, bazuar në standardet e NATO-s”.

“Në këtë rrugëtim tonin, do të jemi shumë të kujdesshëm, që secili hap që ka të bëjë me ushtrinë e Kosovës të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë në NATO, posaçërisht me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/