LAJMI I FUNDIT:

Mjeku amerikan që me vallëzimin unik ua rikthen buzëqeshjen fëmijëve të sëmurë (Video)

Mjeku amerikan që me vallëzimin unik ua rikthen buzëqeshjen fëmijëve të sëmurë (Video)

Mjeku Tony Adkins vërtetë e bën me zemër punën për të cilën paguhet – madje ai arrin të argëton pacientët e sëmurë me vallëzimet dhe lëvizjet e tij interesante.

Neurokirurgu 42-vjeç, ua kthen buzëqeshjen pacientëve duke u dhuruar spektakël derisa ata janë të shtrirë apo në karrocë duke pritur të futen në sallën e operacionit, transmeton Telegrafi.


Adkins nga Orange County nga Kalifornia, është bërë i njohur me metodat e tij të pazakonta që i inkurajon fëmijët të mos dorëzohen derisa janë duke u shëruar.

Ai beson se buzëqeshja dhe vallëzimi ndihmojnë në rezistimin e dhimbjeve gjatë trajtimit, kurse për shkak të lëvizje unike dhe dëshirës së madhe për t’i disponuar pacientët ka fituat epitetin e “mjekut valltar”.

Adkins është gjithashtu veteran i luftës, dhe në kohën e lirë viziton pacientët nëpër dhoma të cilët i inkurajon që të ngriten në këmbë që të vallëzojnë me të. /Telegrafi/