LAJMI I FUNDIT:

Partitë parlamentare vazhdojnë fushatën për referendumin e 30 shtatorit

Partitë parlamentare vazhdojnë fushatën për referendumin e 30 shtatorit

Partitë parlamentare të cilat janë shprehur “pro” referendumit të 30 shtatorit edhe gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takime me qytetarët në kuadër të fushatës.

Telegrafi Maqedoni aktivitetet e partive gjatë fushatës për referendumin do t’ua sjell të përmbledhura në një vend.

PDSH dje zhvilloi fushatë në fshatin Përshefcë të Komunës së Tearcës, prej ku kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi tha se shqiptarët me vullnetin e tyre do të vulosin orientimin e vendit në NATO dhe BE.


“Përcaktimi jonë është pro perëndimit, pro NATO-s dhe BE-së, dhe ne duhet skeptikëve tu themi hapur se çdo betejë e jona jashtë këtij përcaktimi nuk ka kuptim! PDSH në vitin 2008 u largua nga qeveria për shkak se atëherë qeveria nuk morri vendim për të hy në NATO, kurse në vitin 2018 u bë pjesë e qeverisë mu për këtë përcaktim! E kemi jetike që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së duke dhenë kontribut në integrimin e vendit dhe të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore, dhe njëkohësisht do të parandalonte asimilimin e shqiptareve”, tha mes tjerash Thaçi.

Partia e kryeministrit Zoran Zaev, LSDM, dje ka mbajtur takime me qytetarët në Makedonska Kamenica. Ai tha se me marrëveshjen me Greqinë është ruajtur identiteti dhe gjuha maqedonase.

“Kemi bërë kompromis dhe kemi vendosur se nga rajoni historik i Maqedonisë, ne jemi pjesa veriore. Ky është përfitimi i shekullit për Maqedoninë tonë, siç është përfitimi me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë dhe zgjidhja e problemeve tjera me fqinjët”, tha Zaev.

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit fushatën e referendumit e filloi nga Komuna e Zhelinës në të cilën zhvilloi disa takime me qytetarët e kësaj komune.

Bilall Kasami në fjalimin e tij u shpreh se duhet të kontribuojnë për referendumin që të kaloj suksesshëm, sepse vetëm si pjesë e NATO-s dhe BE-së, kushtet e jetesës do të mund të ndryshohen, do të mund të ketë një ekonomi të mirëfilltë, arsim cilësor dhe shëndetësi të avancuar.

Partitë tjera gjatë ditës së djeshme nuk kanë pasur aktivitete në kuadër të fushatës, ndërsa partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM mbrëmë vonë njoftoi se për çështjen e referendumit ka vendosur që të lejojë qytetarët që të marrin vendime sipas bindjeve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori