LAJMI I FUNDIT:

Bugatti planifikon SUV-in e ri (Foto)

Bugatti planifikon SUV-in e ri (Foto)

Ideja për një model të ri Bugatti ekziston për më shumë se një dekadë dhe fabrika për realizimin e tij më së shumti ishte afruar në vitin 2009, kur ishte shfaqur koncepti i limuzinës luksoze 16C Galibier.

Por, modeli i ri nuk duhet të pritet së shpejti, pasi kompania amë  Volkswagen duhet të miratojë një investim të tillë. Prioritetet aktuale të grupit Volkswagen janë zhvillimi i veturave elektrike dhe sistemit të vozitjes autonome.


Trendet aktuale në industrinë e automobilave tregojnë se blerësit janë më tepër të interesuar për automobil ekskluziv sportiv SUV sesa për variantin e limuzinës klasike.

Për këtë më së miri dëshmojnë modelet luksoze SUV sikurse janë  Bentley Bentayga, Rolls-Royce Cullinan ose Lamborghini Urus.

Bugatti tash për tash nuk është përcaktuar për pamjen e modelit të tij të radhës, pasi zyrtarisht janë duke u shqyrtuar disa variante, përfshirë edhe atë limuzinë, derisa nga ana financiare më së shumti gjasa ka për zhvillimin e një modeli të ri SUV. /kp/Telegrafi/