LAJMI I FUNDIT:

Ja gjithçka që Apple pritet të lansoj nesër, në ngjarjen e iPhone

Ja gjithçka që Apple pritet të lansoj nesër, në ngjarjen e iPhone

Informatoiri i brendshëm i Apple, Ming-Chi Kuo, ka zbuluar pothuajse çdo gjë që sipas tij Apple do të njoftojë në ngjarjen e iPhone-ëve të ri, që mbahet nesër.

Shumë produkte të reja janë spekuluar se po vijnë në ngjarjen e re të iPhone të Apple, duke kulmuar me iPhone të ri XS, që është zbuluar në mënyrë të plotë nëpërmjet fotove të rrjedhura. Megjithatë, tani në sajë të Kuo, duket se ne dimë shumë mirë për çdo gjë që është gati për t’u lansuar.


Ja lista e Kuo-së me të gjitha produktet që do të lansohen nesër:

– Një iPhone 6,1-inç që është vendosur të lansoher në “fundin e shtatorit – fillim të tetorit për shkak të çështjeve cilësore të montimit dhe të ekranit”. Kjo pajisje ka të ngjarë që është LCD iPhone i volitshëm, i quajtur edhe si iPhone XC dhe iPhone XR në fabrikën e thashethemeve të teknologjisë.

– Një iPad Pro i ri që përmban Face ID. Kuo vëren se ky iPad Pro do të kalojë nga porti Lightning në një port USB-C, me një ngarkues të ri 18W USB-C të përfshirë në kuti.

– Një seri Apple Watch 4 me korniza më të holla është në hyrje. Kuo pohon se Apple Watch e re do të mbështesë gjithashtu EKG (Electrocardiography) dhe do të përdorë prapavijë qeramike në të gjitha modelet. Ka thashetheme për një Apple Watch të rrumbullakët, gjithashtu.

– Kuo poashtu beson se një MacBook i ri me çmim të ulët është duke u njoftuar që do të zëvendësojë MacBook-un prej 12 inç në rangun e Apple. Në mënyrë intriguese, Kuo vëren se kjo mund të sjell Touch ID pa Touch Bar.

– AirPods 2 po vijnë me mbushësin AirPower. Është përfolur poashtu se pasuesi i AirPods origjinal do të ketë funksionalitetin e përshtatshëm me Siri.

Komenti i Kuos është raportuar për herë të parë nga 9to5Mac dhe nëse është e vërtetë, do të na linte në prag të ngjarjes më të madhe të Apple deri më sot, me rifreskime në shumë fusha të teknologjisë së kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
G.Skill Phoenix II

G.Skill Phoenix II

Teknologji
Kalo në kategori