LAJMI I FUNDIT:

Lirohet për herë të parë prej kafazit, luani i cirkut nuk ngopej së eksploruari ambientin (Video)

Lirohet për herë të parë prej kafazit, luani i cirkut nuk ngopej së eksploruari ambientin (Video)

Luani i quajtur Will, që është liruar për herë të parë prej kafazit të një cirku lëvizës, nuk ngopej së eksploruari ambientin e jashtëm të një rezervati në Brazil.

Për 13 vite të gjata, ai ishte mbajtur në hapësira të ngushta, ndërsa detyrohej të kryente lojëra të ndryshme para publikut, transmeton Telegrafi.


Vetëm pak sekonda pasi u lirua, Will nisi të godiste putrat për dheun e butë – kjo për fat të keq, një material i huaj për këtë kafshë, që tërë jetën e kishte kaluar në dysheme metali të ftohtë.

Megjithëse u shpëtua dhe u dërgua në ambientin që i përket, ishte i lodhur dhe i dërmuar nga stërvitjet e detyrueshme, por së paku jetoi një kohë si luan i vërtetë.

“Kaloi pesë vite të qeta, para se të ngordhte. Ka pasur mundësi edhe të takohet me luanë tjerë. I pëlqente të shtrihej në barë dhe të shikonte qiellin, ishte një luan i lumtur”, ka thënë një mirëmbajtës.

Momentet mbresëlënëse që mund t’i shihni më poshtë, janë filmuar gjatë vitit 2011, ndërsa u shpërndanë në internet pas katër vitesh. Vetëm që të rishfaqen përsëri , duke bërë xhiro në internet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Dhjetë legjenda të krijimit të botës (Foto)

Dhjetë legjenda të krijimit të botës (Foto)

Interesante
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Interesante
Kalo në kategori