LAJMI I FUNDIT:

Të jesh i goditur për gati një minutë nga brirët e një demi – pamje që tregojnë se çfarë përjetoi një burrë në Spanjë (Video)

Të jesh i goditur për gati një minutë nga brirët e një demi – pamje që tregojnë se çfarë përjetoi një burrë në Spanjë (Video)

Një burrë ka mbetur me lëndime të rënda, pasi u godit nga një dem gjatë një ngjarjeje në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 54-vjeçari, i quajtur në mediat lokale vetëm si JG, pësoi plagë në krahun e tij, gjoksin dhe “zonën anale”, pasi u mbështet në një gardh gjatë ngjarjes në Medina del Campo.

JG iu nënshtrua një intervenimi të mjekëve urgjent në vendin e ngjarjes, përpara se të transferohej në një spital në qytetin e Valladolidit, ku ai mbetet në një gjendje shumë serioze.


Incidenti ndodhi gjatë ditës së fundit të një ngjarjeje, të ndodhur të shtunën rreth orës 9.15.

Siç bëhet e ditur, për gati një minutë, kafsha e kishte goditur burrin me brirët e tij, pavarësisht nga përpjekjet e kalimtarëve për ta trembur atë.

Përfundimisht, dikur demi tërhiqet, i cili duket se është i mbuluar me gjak, përpara se të largohet drejt pjesës urbane të rrugës.

Këshilli i qytetit të Medinës del Campo tha se ‘është një incident i izoluar’, por ‘duhet të themi se është e rekomandueshme të mos qëndrosh aty ku ka ndodhur incidenti, sipas rregullave’. /Telegrafi/