LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet pjesërisht makina e parë elektrike SUV e inspiruar nga Ford Mustang (Foto)

Shfaqet pjesërisht makina e parë elektrike SUV e inspiruar nga Ford Mustang (Foto)

Do të jetë një prej 16 makinave elektrike, që Ford planifikon t’i lansojë deri më 2022

Kohë më parë, Ford bëri të ditur lajmin, se do të heqë nga prodhimin një numër të modeleve, për t’i zëvendësuar me EV, transmeton Telegrafi.

Për të përmbushur nevojat e shfrytëzuesve, nuk do të mungojnë makinat e mëdha dhe ato SUV.


Së fundi, është bërë e ditur se do të arrijë, një SUV që është inspiruar nga Ford Mustang dhe kësaj iu bashkëngjit edhe një imazh që tregon shumë pak.

Në fakt, e kemi vetëm pjesën e përparme që duket mjaft e gjerë dhe e rrumbullakosur. Por, i fshihen, dritat, si dhe shumë linjat që tregojnë për formatin që do ta ketë.

Ky model nuk ka as emër dhe kjo do të mësohet zyrtarisht gjatë muajit mars, të vitit që vjen. Deri atëherë, pritet të mësojmë edhe shumë detaje për këtë makinë elektrike nga Ford. /Telegrafi/