LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi i përgjigjet Vulinit për të shtënat në Drenicë: Armiqtë nuk priten ndryshe në Kosovë

Rexhep Selimi i përgjigjet Vulinit për të shtënat në Drenicë: Armiqtë nuk priten ndryshe në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtur vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë si millosheviqiane dhe e cila sipas tij nuk do të duhej të lejohej nga institucionet kosovare.

Ai i ka dërguar një porosi ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për fjalët e tij se janë dëgjuar të shtëna sot në Drenicë, duke i thënë se krismat janë mënyra se si duhet të pritet armiqtë.


“Vuçiqit duhet t’i ndalohet edhe Drenica por jo vetëm kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithë Kosova. Ai s’kishte as pse të lejohej në Ujman, pa lëre më edhe në Drenicë. Ardhja e tij në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin”, ka shkruar Selimi në Facebook.

“Madje ajo çfarë ndodhi këto dy ditë me vizitat millosheviqiane të Vuçiqit është vetëm një pjesë nga skenarë të fshehta të “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë. Në rrethanat e tilla nuk ka përse të befasohet as Vulini pse paska dëgjuar krisma. Armiqtë nuk priten ndryshe”, ka shkruar Selimi.

Lajmin se ka pasur të shtëna në rajonin e Drenicës derisa Vuçiq tentonte të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt, e ka demantuar Policia e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori