Shumica e njerëzve, kur mendojnë për pushimet imagjinojnë ditë të bukura që duhen mbushur plot me kujtime të reja. Por duket se jo për të gjithë është kështu: për disa njerëz sezoni i pushimeve mund të jetë thjesht depresiv.
Nëse edhe juve ju ndodh kjo, nuk jeni të vetmit. Më poshtë janë listuar disa nga arsyet pse ditët e pushimeve ju duken të vështira.
1. Duhet të dini që mund të vuani nga çrregullimi sezonal (SAD)
Ky lloj çrregullimi mendor njihet në mjekësi si problem që shkaktohet nga ndryshimi sezonal. Mund të keni probleme me gjumin, mungesë të theksuar oreksi, të përziera dhe gjendje të rënduar psikologjike.
2. Presioni për të bërë gjërat që duhet, siç duhet
Seriozisht, janë disa pushime në të cilat punon shumë më tepër se normalisht. Duhet të dekorosh shtëpinë, të blesh dhurata të ndjekësh disa festa, përveç gjërave të tjera të përditshme që bën. Për disa njerëz kjo është stresuese dhe pushtohen nga ankthi. Si ta përballoni këtë gjendje? Mësohuni t’i thoni jo të tjerëve!
3. Mund të keni pasur ndonjë traumë që lidhet me periudhën e pushimeve
Jo të gjithë ruajnë kujtime të bukura nga sezonet e pushimeve. Dikujt mund t’i sjellin ndërmend një ndarje, dikujt tjetër humbjen e një njeriu të dashur. Kjo i bën këto ditë edhe më të vështira.
4. Ndiheni të vetmuar
Pushimet janë koha fantastike për të qëndruar me njerëzit që do, por kjo nuk është e mundur për të gjithë. Ndoshta së fundmi keni kaluar përmes një ndarjeje të keqe, ose jetoni shumë larg familjes. Sido që të jetë situata, është e vështirë për tu përballuar.
5. Ndihesh sikur duhet të jesh e lumtur edhe pse në të vërtetë nuk je
Hyn në Facebook e Instagram dhe sheh njerëz të lumtur që dekorojnë pemën, bëjnë festa dhe çdo gjë tjetër që lidhet me pushimet. Kjo e bën edhe më të fortë presionin për të qenë në humor të mirë 24/7. Nëse të mundësh ankthin dhe stresin është një sfidë më vete, presioni është dyfish nëse jeni në ditët e pushimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak